Ka përfunduar pa sukses në Bruksel takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik në kuadër të dialogut, të cilin e “lehtëson” Bashkimi Evropian, shkruan sot Koha Ditore. Këtë e ka pranuar edhe zëdhënësja e BE-së për çështje të Jashtme dhe Zgjerim, Maja Kocijançiq, e cila po ashtu ka rikujtuar palët se përparimi në dialog është i domosdoshëm për procesin e integrimeve evropiane të të dyja palëve.

Temat kryesore në këtë takim, sipas paralajmërimeve nga BE-ja në prag të nisjes së tij të hënën, kanë qenë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, energjia, ura mbi lumin Ibër dhe menaxhimi i kufijve.

Delegacioni i Kosovës nuk është prononcuar për gazetarët pas këtij takimi në Bruksel, ndërkohë që gazetarëve serbë u është drejtuar shefi i delegacionit të Beogradit, Marko Gjuriç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: