Trajneri i Kamzës, Jualian Ahmataj, pas ndeshjes me Partizanin ku skuadra e drejtuar prej tij siguroi qëndrimin në Superligë, ka deklaruar se sfida ishte shumë e vështirë, por fitorja për shkak se të kuqtë aktivizuan disa lojtarë të rinj.

“Sfida ndaj Partizanit ishte shumë e vështirë. Kundër Partizanit është gjithnjë e vështirë të luash. Por, për fat, Partizani kishte dalë nga objektivat dhe u mundua të aktivizonte djem të rinj dhe kjo na e lehtësoi disi punën. Ne e kishim përgatitur si finale.

Tani kemi të drejtën të bëjmë ca pushime, sepse ka pasur shumë stres pas shumë fjalëve që ka pasur gjatë javëve të fundit.

Partizani ishte i motivuar, por aktivizoi disa lojtarë të rinj. Këtë e bëjnë të gjitha ekipet në Europë.

Ndeshjet që vulosën mbijetesën e Kamzës ishin sfidat kundër Vllaznisë dhe Teutës që nuk i lejuam të na iknin.

Deklarata për hajdutin? Shqipëria, jo vetëm në futboll por në çdo aspekt nuk po shkon atje ku duhet. Brezi i ri duhet t’i jepen mësime për të punuar ndershëm. Aludimet nëpër media, mendonin që Partizani duhet të luajë fort dhe Skënderbeu nuk duhet të luajë fort. Dhe këtë gjë e thoshin edhe njerëz publikë”, tha trajneri i Kamzës, Julian Ahmataj.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb