Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ahmetaj: Jo më kompani me dy bilance. Normë e re në marrëdhënien me bankat (Video)

ahmetaj

TIRANË- Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka dalë sot para mediave për të folur më konkretisht për angazhimin e qeverisë për të njohur vetëm një bilanc të kompanive të mëdha. Ai tha se ky angazhim do të konkretizohet në ditët në vijim me të gjitha detajet.

“Kompanitë e mëdha vijojnë të operojnë me dy bilance. Kemi marrë angazhimin që kompanive tu njihet vetëm një bilanc zyrtar që është i përputhur me pasqyrën tatimore. Do të konkretizohet me të gjitha detajet teknike nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë në ditët në vazhdim”, tha Ahmetaj.

Ai deklaroi se janë dy aspekte për këtë nismë.
“Së pari ulja e kredive me probleme në ekonomi. Kjo problematikë u trajtua gjerësisht në mandatin e parë. Grupi i punës hartoi një strategji me qëllim reduktimin e kredive me probleme, ku një ndër masat ishte dhënia e kredive vetëm në bazë të deklaratave tatimore. Ky plan masash është konsultuar edhe me bankat e nivelit të dytë. Duhet të vendoset një normë e re në marrëdhënien mes bankave dhe kompanive. Sot niveli i kredive me probleme është 14.4%, rreth 10% më i ulët se viti 2013, e për këtë Banka e Shqipërisë e Guvernatori meritojnë një përshëndetje për punën e tyre.
Me qëllim frenimin e kredive të këqija, kemi ndërmarrë këtë nismë. Në këtë fazë të dytë, kemi fokus të posaçëm te biznesi i madh, duke bërë një skanim të thellë të riskut që janë shfaqur gjatë punës tonë. Bilancet fiktive shmangin detyrimet tatimore, dhe ka fshehje të deklarimit të saktë të pagave”, u shpreh ministri Ahmetaj.

(m.k/Balkanweb)


Komente ( 3 )

  • Nje aksion i tille ndaj sipermarrjeve duhet te ishte bere kohe me pare sepse ne fakt kane abuzuar se tepermi si me pagat apo pensionet, fakti qe jane mesuar te punojne ne informalitet kjo nuk do te thote qe kjo situate duhet te vazhdoj akoma, ndaj mendoj se ky akison eshte po aq i rendesishem sa akiosnet e tjera si psh ajo e energjise, e cila u kundershtua por tani te gjithe i pranojne pasojat pozitive qe soli, keshtuqe ccojeni perpara me sukses.

  • Kjo nderhyrje eshte teper e nevojshme. Informaliteti ka 20 e kusur vjet qe eshte ne shifra galopante dhe kjo situate nuk mund te vazhdoje dhe per shume gjate sa kohe aspirojme antaresimin ne BE. Mendoj se po behet nje pune e mire ne lidhje me kete pjese, e cila duhet mbeshtetur pasi jane strategji te cilat do te sjellin nje impakt pozitiv ne ekonomi. Me duket tejet pozitive ndaj ju pergezoj

  • Ju pergezoj per aksionin vazhdoni, vazhdoni me te njejten menyre per te luftuar informalitetin dhe ne ato kompani, apo ndermarrje qe fshehin bilancet, pagat, apo detyrimet sociale te punonjesve, e shoh shume pozitive kete iniciative pasi per shume vjet ka qene nje dizavantazh per ekonomine.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.