TIRANE- Ndërsa gazetarja dhe moderatorja Adela Xhamani u nda dje nga jeta pasi pësoi një atak kardiak, mjekja e QSUT-së, Teuta Kamberi Alizoti përjashton kategorikisht mundësinë që Adela mund të vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Me anë të një reagimi të fortë në profilin e saj në Facebook, mjekja hedh poshtë versionin e parë të policisë dhe shton se Adela kishte shumë për të thënë, por se nuk e lanë.

Postimi i mjekes
19223020_10209441538144808_4284884030780325532_o
Pallavrat e mediave..ka qene epileptike..?!
E para nuk e kam egzaminuar kurre per 25 vjet…
por edhe sikur…
pastaj…c’fare lidhje ka me atakun kardiak?!
Ta zeme se ka qene me epilepsi dhe eshte futur ne status epileptik..
do te kishte shenja goditje duke u perplasur me orendite perqark..duke qene vetem..
Shikoni se mos dikush tjeter ka qene shkaktar..
Ajo jetonte vetem..dhe policia tha nuk kishte shenja goditje..
Ku ishte mjeku ligjor..te vdesesh nga epilepsia eshte e pamundur te mos lesh gjurme…si psh urinim te pavullnetshen..kafshim te gjuhes..trauma..etj..
ky ne konteksin e nje statusi epileptik..
sipas jush…
Per mua ajo vajze kishte shume per te thene.
por nuk e lane ta thoshte…

U prehsh ne paqe zemer..
Uroj te gjehet e verteta jote..
Te jesh engjell nuk eshte keq ne kete bote te shemtuar..

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: