VLORË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek Ura e Mifolit në rrugën Levan-Vlorë, si pasojë e të cilit ka gjetur vdekjen një efektive policie.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit Mifol pranë tregut të fshatit rreth orës 4:00 të mëngjesit, ku dy shtetas duke udhëtuar me automjetin tip “Ford” me targë AA601FC, janë përplasur aksidentalisht me një pemë “pishë”.

Për pasojë shtetasja Refije Shtrumi, 33 vjeçe, banuese në Berat (Punonjëse Policie Berat) ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ndërkaq shtetasi E.Ç., 31 vjeç, banues në Berat, ka marrë dëmtime në trup dhe ndodhet në Spitalin Rajonal. Policia po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për përcaktimin e shkaqeve të tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb