DURRËS- Policia e Durrësit ka arritur të identifikojë shoferin e automjetit tip “Benz” që shkaktoi aksidentin e rëndë me dy të vdekur në autostradë, pranë Maminasit. Mësohet se ai është 34-vjeçari Fatjon Zhaporja, i cili rezulton pronar dhe shofer i makinës tip “Benz”.

Dyshohet se Zhaporja udhëtonte me një tjetër person kur ndodhi aksidenti. Ai është shpallur në kërkim nga policia.

Shoferi i “Benz”-it pas aksidentit u largua menjëherë nga venhdi i ngjarjes. Gazetarja Klodjana Haxhiaj, raportoi për “BalkanWeb” se policia aktualisht është duke negociuar me 34-vjeçarin që ai të dorëzohet.

Automjeti tip “Benz” me targa AA 060 SP që drejtohej nga Zhaporja goditi nga pas automjetin taksi ku udhëtonin dy viktimat Bujar Agalliu, 60 vjeç dhe Elena Avdillari, 23 vjeçe. Taksia më pas u përplas me bordurën e karburantit dhe fluturoi në ajër. Dy personat gjetën vdekjen e menjëhershme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb