GJERMANI- Një shqiptar është arrestuar nga policia në Gjermani, pasi akuzohet nga autoritetet shqiptare për falsifikim dokumentesh.

Gjatë një operacioni të policisë gjermane në aksin rrugor Erkner-Frankfurt, policia ushtroi kontroll tek disa persona.

Në pranga përfundoi shqiptari 22-vjecar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, njofton media gjermane focus.de.

Nga verifikimi i bërë rezulton se shqiptari është gjithashtu edhe autor i disa grabitjeve në Gjermani.

22-vjecari u transferua në Gjykatën e Fürstenëalde, e cila dha vendim e menjëhershëm për ekstradimin e tij në Shqipëri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: