Ambasadori amerikan në Kosovë, Gregory Delawie thotë se vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese duhet të plotësohen sa më shpejt me gjyqtarë të rinj, apolitikë, të ndershëm dhe të kualifikuar.
Gjykata Kushtetuese ka mbetur pa kuorum, kësisoj nuk do të ketë mundësi të marrë vendime pa u zgjedhur gjyqtarë të ri.

Delawie është i shqetësuar me gjendjen ekzistuese të kësaj Gjykatë. Thotë se duhet sa më shpejt të dalë prej kësaj situate vakante, shkruan Gazeta Express.

“Ndërsa po feston 10-vjetorin e Kushtetutës, Kosova po përballet me boshllëk në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi duhet të zgjedh kandidatë të ndershëm, të kualifikuar dhe apolitikë, të përfshijë gra në këtë gjykatë tejet të rëndësishme”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb