Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shpallur sot kandidaturën e tij për President të Serbisë, për zgjedhjet që do të mbahen më 9 prill të këtij viti. Partia e Vuçiç “SNS” ka marrë vendim në mënyrë unanime në seancën për përzgjedhjen e kandidatit të tyre për president të Serbisë, shkruan b92.

Ndërsa, Presidenti aktual i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka deklaruar disa orë më parë se lajmin për kandidatin e kësaj partie, e jep Aleksandar Vuçiç sot ose nesër.

Nikoliç ka thënë se nëse Aleksandar Vuçiç kandidon për president të Serbisë, ka gjasa se mund të fitojë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb