Massimiliano Allegri humbjen e thellë të Juventusit 0-3 ndaj Barcelonës e konsideron si një humbje të shkaktuar nga Messi, lojtar që për të është e pamundur ta ndalosh. Madje Allegri nuk ngurron të bëjë edhe batuta për formën e mirë të Lionel Messit.

“Me Messin na eci mirë sot, se të paktën njëra nga goditjet përfundoi në shtyllë”, tha me humor tekniku bardhezi.

Allegri theksoi se në pjesën e parë pa gjëra pozitive të ekipi i tij, ndryshe nga pjesa e dytë, ku u gabua shumë teknikisht dhe me pozicionimin në fushë.

“Në pjesën e parë patëm mundësi të kalonim në avantazh. Për 40 minuta e patëm lojën nën kontroll dhe arritëm të ishim më të rrezikshëm se katalanasit. Pastaj erdhi Messi, të cilit po i le pak hapësirë, i zgjidh i vetëm këto ndeshje. Edhe sot, nëse nuk gaboj, goditi tre herë, një herë në shtyllë dhe dy herë në rrjetë”, u shpreh Allegri.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb