TIRANE– Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në ‘Facebook’ pas lajmit për arrestimin e Moisi Habilajt në Itali, si pjesë e një bande që trafikonte drogë dhe armë nga Shqipëria në Itali.

Duke komentuar akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha se i arrestuari Moisi Habilaj, ka lidhje të afërta me Saimir Tahirin, ish ministri thotë se nuk i bëjnë përshtypje akuzat e kryedemokratit si në kohën kur ishte ministër, por edhe tani.

STATUSI I TAHRIT:
Lulezim Basha e jo vetem, paska perseritur akuzat meje. Nuk me kane bere pershtypje atehere, nuk me bejne as sot.
Nuk pastrohesh dot Lulezim sado te te rritet karrigia. Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri me sot, per te sherbyer si kujtesa me e fresket e drejtesise qe nuk kemi e qe nuk u be dot kurre.
Sa per keta qe i quan kusherinjte e mi, DREJTESI DERI NE FUND E DENIM MAKSIMAL.
Per kedo, pa dallim e pa perjashtim.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: