BERAT- Aksioni antikanabis vijon në mbarë vendin, ndërsa 4 persona janë vënë në pranga për kultivim të bimëve narkotike. Në Berat uniformat blu kanë gjetur dhe asgjësuar 1297 rrënjë kanabis sativa. Për kultivimin e këtyre bimëve narkotike janë ndaluar tre persona, Abaz Mbrati, Vasil Mbrati, Dine Mbrati; ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit A.M, 29 vjeç; B.M, 34 vjeç; M.M, 34 vjeç.

Ndërkaq ka nisur procedimi penal ndaj kryeplakut të fshatit Dardhë shtetasit me iniciale L.M, mbasi aty u gjet dhe bima narkotike.

Ndërsa blutë e Vlorës kanë asgjësuar ditën e sotme 260 rrënjë kanabis, dhe është arrestuar shtetasi Tajar Muça, për kultivimin e tyre.

Në Tiranë, janë gjetur e asgjësuar 40 rrënjë kanabis të mbjella në fshatin Murth.

SHKODËR, ASGJËSOHEN 1447 RRËNJË KANABIS NË 3 FSHATRA
Në Shkodër ka vijuar edhe sot aksioni antikanabis, ku në 3 fshatra janë gjetur dhe asgjësuar 1447 rrënjë kanabis savita. 470 bimë u asgjësuan në fshatin Mazrek, dhe 927 në fshatin Vukjakaj.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: