TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në bulevard, teksa i shoqëruar nga qindra mijëra protestues po marshon drejt kryeministrisë.

I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala se çfarë mund të thotë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj mbrëmjen e kaluar që tha se do të jepte dorëheqjen nëse audio-përgjimi del i vërtetë dhe kërkoi kryetarit të bënte të njëjtën gjë nëse audio-përgjimi dilte i rremë, Basha tha se ai e ka marrë përgjigjen mbrëmë.

“E mori përgjigjen mbrëmë. Këta qytetarë janë përgjigjja”, ka thënë shkurt Basha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: