TEPELENE– Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa fatkeqësisht ka humbur jetën shtetasi H.A. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISE
Aksidenti ne Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Romës. Shtetasi A.S, 46 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar mjetin fuoristradë tip “Land Rover”, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi H.A, banues në Tepelenë dhe ka pësuar dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi A.S i cili po transportohet me ambulancë për në spitalin Fier.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb