Barcelona fitoi sfidën e prapambetur me Gijon (1-3), shkon +6 nga Atletico Madrid por lajmi nuk është ky. Lionel Messi firmosi edhe një herë në suksesin e skuadrës katalanase me një dy golësh por as ky nuk është një lajm. Me dy golat e shënuar, talenti argjentinas arriti në kuotën e 301 golave të shënuar në La Liga, askush me parë nuk ka arritur një shifër të tillë.

Pas vendosi një rend të ri në futbollin spanjoll, Messi është në ndjekje të anglezit Jimmy Greaves me 357 gola në shënuar në Premier League dhe legjendës gjermane Gerd Muller me 365 gola.

Golin tjetër në këtë sfidë e shënoi Luis Suarez. Sulmuesi uruguaian arriti në kuotën e 24 golave, golashënuesi më i mirë për momentin në La Liga.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb