Humbja e pësuar kundër Real Sociedad ka trazuar ujërat në shtëpinë e Barcelonës. Katalanasit humbën mundësinë më të mirë për parakaluar Realin në tabelën e klasifikimit, kjo falë Valencia-s e cila i shkaktojë humbjen e parë pas 22 fitoreve radhazi.
Gazeta spanjolle “Sport” kritikon në mënyrë të veçantë zgjedhjet e trajnerit Luis Enrique për të lënë në stol Messi, Neymar, dhe Dani Alves, duke i hedhur në fushë vetëm në pjesën e dytë. Trajneri spanjoll ka justifikuar vendimin e tij: se lojtarët kanë kaluar pushime të gjata në Amerikën e Jugut, por edhe këtu fajtor është trajneri, pasi lojtarët kanë qëndruar pushim me lejen e tij. Sipas lexuesve të gazetës “Sport”, 95% e tyre mendojnë se fajtor për humbjen është ish trajneri i Romës. E përditshmja tjetër spanjolle “Mundo Deportivo” akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Luis Enrique humbet kreditë”, ndërsa gazeta “La Vangurdia” në faqen e parë shkruan: “Luis Enrique dhuron një pjesë lojë duke mbajtur në bankinë yjet që sapo janë kthyer nga pushimet”.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb