Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Basha nga Berlini: Mbështesni ëndrrën e shqiptarëve për t’u anëtarësuar në BE

20180416-164041

BERLIN- Nga Berlini, atje ku po zhvillon një takim në Bunderstagun gjerman, kryetari i PD-së Lulzim Basha dha mesazhe të qarta se opozita është duke punuar për çeljen e negociatave me BE.

Në një video live përmes ‘Facebook’-ut nga Bunderstagu, Basha tha se PD ka kërkuar mbështetje për Shqipërinë dhe shqiptarët, për një ëndërr siç është ajo e anëtarësimit në BE.

“Jemi në Bunderstag, në takime me ekspertët e politikës ë jashtme dhe të Sigurisë nga Zyra e Kancerlares Merkel dhe nga grupi CDU-CSU për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Kemi kërkuar mbështetje për Shqipërinë dhe shqiptarët, për një ëndërr për t’u anëtarësuar në BE, por edhe si përpjekje për të plotësuar kriteret e paplotësuara deri tani, kundër krimit të organizuar, reformës në drejtësi, dhe korrupsionit, siç ishte dhe rasti i fundit, ai i Kukësit. Të gjitha këto janë arsye të thella të partnerëve tanë, arsye për të dyshuar. Ndaj ne si PD i kemi garantuar që ta shohin këtë si një proces i cili mundëson vazhdimin e betejës për të çmontuar krimin e organizuar. Për të çmontuar narko-shtetin, për të luftuar korrupsionin, për të vendosur që qytetarët të jenë të barabartë para ligjit. Për të vendosur politikanët e korruptuar dhe me lidhje kriminale para drejtësisë, për të çliruar ekonominë nga monopolet dhe për të vijuar betejën si parakusht i zhvillimit ekonomik që krijon vende pune. Përmes hapjes së negociatave kemi kërkuar që të vijojmë betejën tonë si opozitë për t’u çliruar nga padrejtësitë dhe korrupsioni dhe përqendrimi i pushtetit në një dorë të vetme. Diskutimi i parë sot ka shkuar shumë mirë. Do vijojmë nesër me anëtarë të Komisionit të punëve të Jashtme të Bunderstagut. Këto janë lajmet nga Berlini, do ju mbajmë të informuar”, tha Basha.
(ed.me/BalkanWeb)