Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Basha nga Gjirokastra: Me Republikën e Re, kapitenët e ekonomisë botërore vijnë në Tiranë

Screenshot_6-22-350x200

GJIROKASTER- Kreu i PD, Lulzim Basha nga Gjirokastra u tha qytetarëve se përballë kanë një alternativë që nuk i mban premtimet dhe nga ana tjetër një plan konkret për zhvillimin ekonomik.

Sipas Bashës, Edi Rama po bën të njëjtat premtime si katër vite më parë, por ka vetëm një plan të varfërojë shqiptarët.

Basha tha se Rama në vizitat e tij jashtë vendit nuk mendon për qytetarët, por për qejfet e tija, si ekspozita apo ndeshje sportive, ndërsa tha se, në vizitën e tij dy ditore në SHBA ka takuar kapitenët e ekonomisë botërore që pas datës 25 qershor do të investojnë në vendin tonë me ardhjen në pushtet të Republikës së Re.

“Edi Rama erdhi me premtime të mëdha, po s’kishte plan t’i mbante. Ai kishte plan të godiste qytetarët e pafajshëm me taksa të larta, me faturën e energjisë që e çoi më të lartin në Ballkan. Me çmimet e ushqimeve më të larta dhe fuqinë blerëse e rroga e pensione më të ulëta në Ballkan. Ato që duhet t’i rriste, Rama i uli, shih këtu subvencionet për fermerët. La mijëra maturantë jashtë dyerve të universiteteve. Kjo ishte qeverisja e Edi Ramës dhe vendimet e Edi Rama. Kishte 16 miliardë euro në dispozicion dhe katër vite kohë, por s’kishte e s’pati kohë të punonte për qytetarët”, tha kryedemokrati.

Pë vizitën e tij në SHBA, Basha tha se “nuk kam harxhuar asnjë minutë kohë për tekat e mia, por takova dhjetëra kapitenë të ekonomisë botërore për tu shpjeguar planin ekonomik dhe ata do të vijnë këtu të investojnë në këtë vend.

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 6 )

  • Shqiperia tani ka rrogen shteterore minimale me te larte ne ballkanin perendimor dhe rroge mesatare me te larte se te gjithe perjashto malin e zi.

  • Po ik se le nam. Cmimet i percakton tregu mor zoteri qe smerr vesh nga ekonomia fare. Biznesit te vogel i late 25000 takse. Ju qe e masivizuat arsimin dhe bete qe te hynte ne shkolle kushdo, ju i shifni ata maturante si vota. Rritet kuotat pa bere studime te tregut te punes duke shkaktuar inflacion diplomash. Ju dhate te rinjve diploma qe svlejne duke e bere te pamundur futjen e tyre ne pune dhe duke ju vrare shpresat per nje te ardhme. Alternativa jote eshte alternative rrenimi z. Basha.

  • Po ca investimesh thoni ju? Shqiperia ne kohen e Berishes ra disa pike nga klasifikimet nderkombetare. Kush te vjen te investoje ne nje vend qe rrezikonte te mbetej pa drita nga afera me cezin? E vetmja gje e cila e bente konkurruese Shqiperine ishte krahu i lire i punes dhe te konkurrosh me paga te uleta eshte ajo qe te le te varfer dhe ne mjerim.

  • O Lul premtimet e tua jane boshe si premtimi i tramit. Ju e late kete vend te zhytur ne borxhe, privatizuat te gjitha pasurite e ketij kombi dhe e late sistemin e shperndarjes ne energji ne kolaps total. Ndersa sot Shqiperia ka nje borxh me te ulet, sektori energjitik kontribon ne buxhet, paga minimale eshte me e larte dhe shqiptaret tatohen me pak me heqjen e tatimit per biznesin vogel dhe tatimin progresiv mbi pagen

  • Kur e mori pushtetin Berisha ne 2005 erdhen shume investime nga europa dhe amerika. Kur jane ne pushtet te djathtet te huajt kane besim dhe investojne, kur vijne te majtet nuk bejne investime. Nderkombetaret te majteve vetem borxhe u japin, kurse te djathteve u japin edhe projekte konkrete per rritjen e mireqenies. Tashme ka ardhur koha qe ky popull te votoje te djathten per mireqenie dhe zhvillim.

  • O LUL
    KAPITENET E EKONOMISE BOTERORE DO VIJNE NE SHQIPER
    ME PAK LLAFE EDHE ATO PAK LEKE QE SHQIPERIA KA DO TI HARXHOJE PER TE PAGUAR KETO KAPITANE
    LULI MENDON SE KETO KAPITANE BOTERORE DO TE VIJNE TE PUNOJNE GRATIS NE SHHQIPERI
    O LULO NUK KA NEVOJE PER KAPITANE SHQIPERIA
    SHQIPERIA KA NEVOJE PER NDERGJEGJE DHE NJERES TE NDERGJEGJSHEM
    TI LULO NUK E KE IDENE SA LEKE KA BUXHETI I VENDIT
    SA PER DIJENI NGA 100 LEKE 80 LEKE SHQIPERIA I KA BORXHE
    CFAR DO TE BESH ME ATA 20 LEKE QE TE KANE NGELUR?

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .