TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpreh ngushellimet për viktimat e pafajshme në Paris nga shpërthimet dhe sulmet terroriste dhe solidaritetin e shqiptarëve me popullin francez.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha në statusin e tij ne Facebook mengjesin e së shtunës shprehet se “Mbarë shqiptarët kanë ndjekur me tronditje dhe pikëllim të thellë pasojat tragjike të akteve të çmendura terroriste mbrëme në Paris. Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mia për viktimat e pafajshme të kesaj masakre barbare. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe mbarë popullin francez”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: