TIRANE– Një ditë pasi kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme, kanë nisur debatet mbi të në një tjetër seancë plenare, që ka nisur në orën 09:10.

Teksa ka marrë fjalën i pari, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama, dhe ministrave të kabinetit qeveritar në 4 vitet që lamë pas.

Si vendim të parë të kryeministrit Rama, Basha ka kërkuar shkarkimin e Gramoz Ruçit nga posti i kryetarit të Kuvendit, dhe Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Por pavarësisht deklaratave të forta të kryeopozitarit, kryeministri Rama qëndron i qetë në karrigen e tij, dhe gjatë gjithë kohës ka qenë me celular në dorë duke shkëmbyer sms.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: