KORCE– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me fermerët në Korçë. Gjatë bashkëbisedimit, banorët e fshatit Zvezdë kanë ngritur shqetësimet e tyre. Një prej fermerëve është ndalur tek problematikat me kontributet shoqërore dhe pensionet.

Ai i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, që kur të takojë presidentin amerikan Donald Trump, t’i përcjellë shqetësimet e korçarëve për politikat e ndjekura nga Rama.

“Kur të takosh Trumpin, thuaja shqetësimet e hallet tona”, tha fermeri korçar.

Sakaq, ka reaguar kryedemokrati Basha, duke u shprehur “Pas nga mbledhjes do ma tregosh nga e more vesh që do të takoj Presidentin Donald Trump”.

“Me fermerët e Zvezdës. #Ekonomiefortë, e nesërme e sigurt për #Devollin, #Korçën dhe gjithë Shqipërinë”, shkruan Basha teksa transmeton takimin me fermerët korçarë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: