28 Nëntori nuk mund të kalonte pa një moment të veçantë nga futbollistët shqiptarë që aktivizohen jashtë vendit. Këtë herë protagonist është Juljan Shehu, i cili ka gjetur rrugën drejt rrjetës në përballjen e Widzew Łódź ndaj Zagłębie Lubin.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka festuar në mënyrën më kuptimplotë për këtë ditë të veçantë, duke formuar shqiponjën dykrenare me duar pas realizimit të golit.
Për Shehun, ky është goli i dytë radhazi në kampionat. Kujtojmë që ai luan te Lodz prej 4 vitesh.
