TIRANË- Kreu i PD-­së Lulzim Basha ka debatuar ashpër me analistët mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” në News24. Përplasjen më të ashpër, deri në akuza për ‘shitje’, Basha e pati me gazetarin Lorenc Vangjeli, të cilit i ka thënë se është në shërbim të qeverisë.

Pas gazetares Eni Vasili, e cila e pyeti kreun e PD-së live nëse kishte diçka për të thënë për 21 janarin, si përfaqësues i qeverisë së atëhershme, edhe gazetari Vangjeli e ka pyetur Bashën për 21 Janarin. Por, kreu i PD-­së ka nisur të sulmojë Vangjelin.

“Ti je i punësuar i qeverisë. Kjo është protestë madhështore dhe paqësore. Ti duhet të pranosh publikisht se je në shërbim të qeverisë”, i ka thënë Basha Vangjelit.

DEBATI

Lorenc Vangjeli: Dialogu do qetësi….

Lulzim Basha: Ti punon për qeverinë, nuk duhet të injorosh këtë që po ndodh këtu. Kjo është një protestë paqësore.

Lorenc Vangjeli: Ju jeni në të drejtën tuaj. Unë ndoqa këshillën tuaj për të mos folur për 21 janarin. Ju ishit në anën e kondakut ku u vranë 4 personat..

Lulzim Basha: Kjo është një protestë e qytetarëve. Këtu vendosin qytetarët dhe vendimi i tyre është për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lorenc Vangjeli: Ju rrëfeni të paguarën nga qeveria si mëkat, ju keni qenë një nga të paguarit e qeverisë….

Lulzim Basha: Ke pyetje për temën…apo do bësh komente

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb