TIRANË- Pas miellit, vezëve e domateve, efektivët e policisë që ndodheshin në kordonin para parlamentit janë ‘falënderuar’ nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Pas mbylljes së fjalës së tij para protestuesve, Basha i ka dhënë dorën çdo efektivi policie, në shenjë respekti dhe si për të përforcuar deklaratën e tij.

Gjatë fjalimit, kreu i PD-së tha se kjo është një protestë paqësore: “Kush shikon dy xhama të thyer? Këta janë shqiptarët, jo dhunës por për largimin e Shqipërisë. Nuk prekim asnjë kapele dhe asnjë fije floku policisë sonë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: