KORCE – Teksa vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, është ndaluar një shtetas në kërkim për veprën penale : “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Specialistët e Seksionit për Krimet e rënda kundër personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim : Taulant Hysaj, 35 vjeç, banues në fshatin Zëmblak.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendim nr 431 datë 08.11.2016, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale : “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasi lidhet me një ngjarje të ndodhur më datë 26.08.2016, në fshatin Zëmblak-Maliq, ku shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me vëllain e tij, pas një konflikti  për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin K.H, 40 vjeç.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb