Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH
BOTËRORI RUSI 2018 LAJME KALENDARI REZULTATE

Bashkia e Tiranës instalon sistemin e ndriçimit, liqeni i Farkës një zgjedhje edhe për mbrëmjet

liqeni

TIRANE– Liqeni i Farkës tashmë nuk është vetëm një destinacion për fundjavën, por edhe një ide e shkëlqyer për të kaluar mbrëmjet. Së fundmi, Bashkia e Tiranës ka vendosur të gjithë sistemin e ndriçimit përgjatë gjithë shëtitores së liqenit.

Duke parë potencialin e madh që ofron ky territor, Bashkia e Tiranës ka filluar ta shfrytëzojë si zonë rekreative për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme outdoor, duke u përqendruar mbi të gjitha tek sportet ujore, e duke e kthyer atë në një pikë referimi për frekuentuesit e të gjitha grupmoshave të cilët duan të kalojnë disa orë të qeta në ajër të pastër e larg zhurmës së qytetit.

Liqeni i Farkës është një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit e një oaz qetësie.

(BalkanWeb)


Komente ( 2 )

  • O Erion parku zakonisht eshte i pabanuar ne te gjithe boten dhe atje shkohet jo jetohet.

  • VETEM KTU NDODHIN KTO GJERA ATY NE FARK JAN 0 BANOR TEK PJESA E NDRICUAR DMTH INVESTIM I KOT NE KRAHASIM ME ZONEN E ASTIRIT QE KA 250000 BANOR PA ASNJE LLAMP NGA BASHKIA VEC BIZNESEVE PRIVATE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1