Në konferencë për shtyp Pep Guardiola shpjegon arsyet e largimit të tij nga Bayern Munchen, mbi të gjitha konfirmon se e ardhmja e tij do të jetë në Premier League: “Arsyeja pse nuk rinovova është shume e thjeshte : Doja të stërvitja një skuadër në Premier League. I jam shume mirënjohës Bayern-it për besimin qe pati tek unë. Jam ende i ri dhe kam nevoje për sfida të reja.

“Thomas e tha në mënyrë perfekte : Nuk ka rëndësi kush është trajner, ne të gjithë duam suksesin e klubit. Me lojtaret do flas 3-5 minuta për këtë vendim, jo me tepër. Trajnerët vijnë e ikin dhe unë do jem vetëm një pjese e vogël e historisë së Bayern-it të madh. Mendoj se me Ancelotti-n kanë bëre zgjedhjen e duhur dhe i uroj Carlo-s gjithë të mirat. Koha ime në Mynih do kompletohej nëse do fitojmë një Champions League. Do punoj me më të mirën time deri ditën e fundit,” u shpreh Guardiola.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb