VLORE – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetine e Vlorës, ku një mjet tip Mercedes është parë i përplasur nga kalimtarët.

Benz-i i bardhë me targa VL 9681 B, ka goditur fillimisht një pemë e më pas është përplasur me një shtyllë ndriçimi, raporton për BalkanWeb gazetari Enrik Mehmeti.

Duket se drejtuesi i mjetit është dëmtuar pasi brenda makinës ka shenja gjaku.

Ekspertët e policisë kanë mbërritur në vengjarje për të hetuar rastin pasi askush nuk është paraqitur në spital.Policia po heton nëse lidhet me ndonjë ngjarje kriminale.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: