TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook thotë se ministri i Ramës që është fotografuar me Habiljat në Vorë është Damian Gjiknuri.

Referuar denoncimit të një qytetari dixhital, Berisha thotë se ministri i Ramës gjatë fushatës ulej për dreka dhe darka me Habiljat, madje këta të fundit i kanë ofruar atij edhe para.

STATUSI I PLOTE

Gjiknuri ne tepsi! I filmuar duke i dhene para Habilajt ne fushate per te blere votat!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Pershendetje Doktor! Gjate fushates elektorale te fundit, Habilajt uleshin per dreka dhe darka me Damian Gjiknuri ne Vlore. Madje Habilajt kane edhe regjistrime duke i ofruar para ne dore D.Gjiknurit. Kane pasur mardhenie te regullt interesash Gjiknurin. Ju uroj shendet. Anonim Ju lutem!”
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: