TIRANE– Grupi kundër Lulzim Bashës zhvilloi sot një takim me demokratët e Korçës, por ajo që ra në sy ishte mungesa e ish- deputetit Besnik Mustafaj.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ ky i fundit ka shpjeguar arsyet se pse nuk ishte pjesëmarrës në takimin e Korçës, ku Astrit Patozi shpalli ‘Lëvizjen për Ringritjen e PD’. Besnik Mustafaj thotë se ka munguar në këtë takim për arsye shëndetësore.
‘Te dashur miq demokrate te Korçës ! Nje arsye e papritur shëndetësore me pengoi te jem sot me ju. Por Astrit Patozi me thotë se bashkëbisedimi shkoi shume mire e se jeni te shumte ju qe keni te njejtin shqetesim si ne për te ardhmen e Partisë Demokratike. Kjo ma shton keqardhjen pse nuk munda te jem sot me ju”- shkruan Mustafaj.
(d.d/BalkanWeb)