Sipas një studimi më të fundit të bërë nga “Bloomberg”, pasuria e 500 njerëzve më të pasur në botë është rritur me 23 për qind.

Bill Gates, themeluesi i Microsoftit e ka kryesuar listën e njerëzve më të pasur në botë me 84 miliardë dollarë, por në vitin 2017 vjen edhe e papritura.

Gates nuk është më në vendin e parë si njeriu më i pasur në botë, por këtë vend e ka zënë presidenti i “Amazon” dhe “Washington Post” , Jeff Bezos.

Pasurisë së tij iu shtuan 34.4 miliardë dollarë në vitin 2017 dhe në total pasuria e Jeffit kap shifrat prej 96.6 miliardë dollarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: