Kampionati Europian i vitit 2004 pati shumë surpriza dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për shpalljen kampion të ekipit të Greqisë. Një tjetër episod që bëri shumë bujë ishte ajo që italianët e quajtën “biskota”.

Për të kaluar fazën e grupeve kombëtares “axurre” nuk i duhej një barazim 2-2 në ndeshjen e fundit mes Suedisë dhe Danimarkës dhe si përfundim kjo ndodhi, kombëtaret “vikinge” e mbyllën ndeshjen po në rezultatin 2-2.

Sot shorti i fazës “play-off” për Botërorin e Rusisë si kundërshtarë për Italinë përcaktoi Suedinë, duke i dhënë mundësinë për hakmarrje pas 13 vitesh.

Ja dhe ndeshja e vitit 2004, mes Suedisë dhe Danimarkës, e përfunduar në shifrat 2-2.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: