Blog

Politikanët gjermanë gjithmonë e më shumë shënjestër e sulmeve, objektiv edhe ish-kryebashkiakja e Berlinit

10 Maj, 2024 09:32

Capture

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Sulmet ndaj politikanëve po bëhen më të shpeshta në Gjermani. Nga sulmi u lëndua edhe ish-kryebashkiakja e Berlini por edhe disa të tjerë.

Senatorja për Ekonominë e Berlinit, Franziska Giffey (SPD) është lënduar lehtë në një sulm fizik në lagjen Rudov. “Të martën (7 maj) pasdite në bibliotekë, një burrë sulmoi papritmas ish-kryetaren e bashkisë së Berlinit “nga prapa me një çantë plot me përmbajtje të fortë dhe e goditi në kokë dhe qafë”, njoftoi policia e Berlinit dhe zyra e prokurorit publik. Policia nisi menjëherë hetimet.

Pas sulmit, ish-ministrja federale për Çështjet e Familjes “shkoi në spital për një kohë të shkurtër për shkak të dhimbjes në zonën e kokës dhe qafës”, thanë autoritetet në një deklaratë.

Për të forcuar Kodin Penal

Të martën, ministrat e brendshëm federalë dhe të landeve mbajtën një takim të posaçëm për shkak të sulmeve të fundit ndaj politikanëve dhe aktivistëve zgjedhorë. Ata u shprehën në favor të mbrojtjes më të mirë të personave aktivë politik, por edhe në favor të shtrëngimit të Kodit Penal.
Ata që janë politikisht aktivë në Gjermani bëjnë jetë gjithnjë e më të rrezikshme. Sulmi ndaj Franziska Giffey është vetëm maja e ajsbergut. Ditë pas dite sulmohen sidomos politikanët në lande e komuna – kërcënohen dhe shahen.

Si edhe Max Reschke, i cili prej një viti është kryetar i të Gjelbërve në Turingi. Ai tha për DW: “Nga krishtlindjet e deri në fillim të vitit, gjatë protestave të bujqve, kishim një grumbull plehrash jashtë derës së çdo zyre, hedhje të vezëve në xhama, xhama të thyer në disa zyra si dhe kuti postare të shkatërruara nga eksplozivi. Ndodh që njerëzit të kërcënohen – nëse kthehemi ne në pushtet, atëherë do t’ju ndodhë kjo ose ajo. Dhuna verbale është rritur padyshim vitet e fundit”.

Të Gjelbërit janë veçanërisht në shënjestër

Politikanët ekologjistë sulmohen veçanërisht shpesh. Prandaj, Reschke dhe ekipi i tij gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale, të cilat mbahen në fund të majit dhe zgjedhjet evropiane në fillim të qershorit, shkojnë në terren të paktën në çifte, pra nga dy persona, për sigurinë e tyre. Në kurse, aktivistët e gjelbër trajnohen të flasin me qetësi me njerëzit, të praktikojnë de-përshkallëzimin dhe të mos lejojnë që të provokohen.
“Ka njerëz që tani po na kërcënojnë dhe thonë ato që kanë menduar dikur. Ata po përpiqen të frikësojnë edhe familjet tona. Por ka dhe të tjerë që kalojnë nga kërcënimet në veprime. Fatkeqësisht këtë po e shohim tani në Dresden”, thotë Reschke.

Ndezja e shtëpisë së politikanit të SPD

Edhe në Essen të lanit Renania Veriore-Vestfalia, më 2 maj, dy politikanë të partisë ekologjiste u ofenduan fillimisht verbalisht dhe më pas u sulmuan fizikisht. Njëri është lënduar gjatë sulmit. Në Brandenburg në të njëjtën ditë, protestuesit e zemëruar goditën makinën e zëvendëspresidentes së Bundestagut Katrin Goering-Eckart (të Gjelbrit) dhe e penguan atë të lëvizte me makinë.

Edhe në Gotha të Turingisë në shkurt, persona të panjohur i vunë zjarrin shtëpisë së një politikani të SPD-së, i cili organizoi një demonstratë kundër ekstremizmit të djathtë.

Fatkeqësisht, dhuna ndaj politikanëve nuk është një fenomen i ri: kryetarja e bashkisë së Këlnit, Henrietta Recker, ishte viktimë e një atentati me armë të ftohta në vitin 2015, të cilit i mbijetoi me shumë mundim. Në vitin 2019, një ekstremist i krahut të djathtë vrau politikanin e CDU në Hessen, Walter Libke.

Kryeministri bavarez Markus Söder fajëson ekstremistin e djathtë të partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) për dhunën e fundit kundër politikanëve. Por edhe politikanët e AfD janë viktimë e sulmeve.

Max Reschke dëshiron të vazhdojë të jetë aktiv në politikë, por kërkon që politikanët vendas të kenë më shumë mbrojtje nga shteti dhe policia. “Thjesht mbrojtja ka qenë shmë e vogël kohët e fundit. Nuk është mirë që fillimisht të ndodhë diçka dhe vetëm më pas të ndërmirren masa. Shoqëria në tërësi duhet të pyesë veten se në cilin drejtim duam të shkojmë. Unë nuk mendoj se është mirë që të ketë më shumë dhunë dhe më shumë frikë.”

Urrejtja ndaj vendit

Një sondazh aktual me më shumë se 6.400 kryetarë të bashkive në Gjermani, i kryer nga Instituti Forsa, në emër të Fondacionit Kerber, vjen në një rezultat shqetësues: 40 për qind e të anketuarve thanë se ata ose njerëzit përreth tyre ishin fyer, për shkak të punës së tyre, se janë kërcënuar apo sulmuar fizikisht.

Prandaj, disa prej tyre po e shqyrëtojnë edhe idenë e heqjes dorë nga politika lokale. Por ky nuk është një fenomen thjesht gjerman. Tendenca të tilla ka në të gjithë Evropën, si dhe në SHBA, thotë për DW Sven Tezlaf, shef i demokracisë dhe bashkëpunimit në Fondacionin Kerber.

Shkaqet: “Gjuha është bërë më e ashpër dhe sigurisht që ka të bëjë me rrjetet sociale. Njerëzit bëjnë një farë lloj gare atje në urrejtjen ndaj shtetit, sistemit politike dhe poltikës së “atyre lart”.

Sulmet ndaj demokracisë

Një tjetër gjë, sipas Tezlaf, është fenomeni që gjithnjë e më shumë njerëz insistojnë vetëm në interesat e tyre, që vetëm idetë e tyre zbatohen. Gatishmëria për të gjetur një kompromis apo ekuilibër mes interesave të ndryshme është në rënie. “Kjo do të thotë se njerëzit nuk duan të realizojnnë gjërat nëse nuk zbatohen interesat e tyre. Atëherë ata e refuzojnë sistemin, fyejnë politikanët që nuk zbatojnë interesat e tyre”, shpjegon ai.

Që nga viti 2021, ekziston të paktën një portal i quajtur “I fortë në detyrë” për politikën lokale kundër urrejtjes dhe dhunës, të cilin Fondacioni Kerber e ka krijuar së bashku me Shoqatën Gjermane të Qyteteve, Shoqatën Gjermane të Distriktit dhe Shoqatën Gjermane të Qyteteve dhe Komunave. Rreth 3.000 politikanë vendas klikojnë në faqe për të mësuar rreth strategjive për të parandaluar dhe luftuar kërcënimet dhe gjuhën e urrejtjes në internet.

Nëse politikanët lokalë tërhiqen pas sulmeve aktuale nga frika për sigurinë e tyre, atëherë skenari është vërtet shqetësues: “Nëse njerëzit nuk angazhohen më në nivelin e parë të demokracisë, në më shumë se 11.000 komuna në Gjermani, nuk punojnë vullnetarisht në politikën lokale, atëherë njerëzit shohin se demokracia nuk funksionon më. Ndaj nëse nuk kemi më besim në nivelin lokal, se ky shtet demokratik mund të vazhdojë të funksionojë, atëherë ne vërtet kemi një problem të madh në Gjermani”./dw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa:

Meta: 500 raste nepotizmi ka në Dogana dhe Tatime, 3.3 mld euro u vidhen çdo vit shqiptarëve

10 Maj, 2024 09:25

Ilir Meta 3

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një mesazhi në rrjetet sociale, theksoi se 500 raste nepotizmi ka në Dogana dhe Tatime.

Në një reagim, Meta pohon se 3.3 miliardë euro u vidhen çdo vit shqiptarëve.

“Ne që po çrrënjosim nepotizmin sot si fenomen në partinë tonë, ne do ta çrrënjosim nepotizmin nesër për 24 orë në administratën shtetërore. 500 raste nepotizmi ka në Dogana dhe Tatime. 3.3 miliardë euro u vidhen çdo vit shqiptarëve, që nuk hyjnë në Buxhetin e Shtetit për shkak të këtij nepotizmi dhe korrupsioni kriminal.”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Mbi 10 mijë persona në rrugët e Malmos, protesta kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision

10 Maj, 2024 09:16

Capture

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Mbi 10 mijë protestuan në Malmo të Suedisë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Festivalin Europian të Këngës. Përfaqësuesja e Izraelit Eden Golan u kualifikua me këngën “Hurricane” për në finale.

Barrikada metalike dhe blloqe të mëdha betoni janë vendosur përreth Arenës së Malmos, qytetit suedez që mikpret Festivalin Europian të Këngës – Eurovision 2024. Policia vendase mbështetet në këtë aksion nga kolegët danezë dhe norvegjezë.

Përfaqësuesja e Izraelit, Eden Golan, e cila performoi në skenë me këngën e saj “Hurricane” (Uragani) u kualifikua për finalen e Eurovisionit.

Ndërkohë që në Arenën e Malmos këngëtarët konkurrojnë me njëri-tjetrin më shumë se 10 mijë vetë, mes tyre edhe aktivistja në mbrojtje të klimës Greta Thunberg, u tubuan kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision.

Flakadanë me ngjyrat e flamurit të Palestinës

Edhe pse policia deklaroi se marshimi përmes qytetit ishte “i qetë”, demonstruesit ndezën flakadanë me ngjyrat e flamurit të Palestinës gjatë tubimit të zhurmshëm, ku pjesëmarrësit përsëritën pa pushim sloganin “Nga lumi e deri në det, Palestina do të jetë e lirë” si dhe “Izraeli, shtet terrorist”, duke bërë thirrje për armëpushim në Gaza.

Organizatorët e protestës thanë se do të marshojnë sërish kundër pjesëmarrjes së Izraelit para finales të së shtunës.

Festivali pretendon se është apolitik

Më herët, qeveria izraelite i paralajmëroi qytetarët e saj duke shprehur një “shqetësim real” se ata mund të viheshin nën shenjestër dhe se Eden Golan mund të refuzohej nga audienca gjatë performancës së saj.

Bashkimi Europian i Radiotelevizioneve Publike (EBU), i cili organizon konkursin mbarëkontinental të pop-it, vendosi të lejojë Izraelin në garë, pavarësisht muajsh të tërë kundërshtimesh ndaj pjesëmarrjes së tij, në pikun e luftës Izrael-Hamas.
Gjithsesi këngëtarja Golan u detyrua të ndryshojë titullin dhe vargjet e këngës, para se të lejohej të garonte. Fillimisht kënga titullohej “October Rain”, (Shiu i tetorit), duke iu referuar sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit, sulm i cili ndezi luftën aktuale.

EBU pretendon se Eurovision është apolitik, por kritikët risollën në vëmendje përjashtimin e Rusisë nga gara gjatë pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Po ashtu një vit më parë edhe Bjellorusia u përjashtua për shkak të historikut të saj me të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit. Në garën e këtij viti ndalohet gjithashtu shfaqja e flamujve palestinezë./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa:

“DURANA Tech Park”, Ibrahimaj: Hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik

10 Maj, 2024 09:05

Abad74c1 46d6 4e1e B648 2c7b1c5bfa30

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, lançoi thirrjen e parë për “DURANA Tech Park”, parkun e parë teknologjik në Shqipëri.
Në këtë takim me grupet e interesit, ishte e pranishme ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, drejtoresha e AIC, Elira Kokona dhe zv. ministrat e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Endrit Yzeiraj dhe Sokol Duma.
“Prezantimi i “DURANA Tech Park”, teknoparku i parë i cili do të jetë një hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik në Shqipëri, për kompanitë vendase dhe ndërkombëtare të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Në këtë takim proaktiv me grupet e interesit, bashkë me Drejtoreshën e Përgjithshme të AIC, znj. Elira Kokona dhe zv. Ministrat e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Yzeiraj dhe z. Duma, përçuam një thirrje drejtuar bizneseve, që ta përdorin këtë instrument në shërbim të nevojave të tyre për rritje ekonomike dhe konkurrueshmëri më të lartë.
Thirrja është e hapur, ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë. Së bashku synojmë të zgjerojmë këtë nismë duke e shtrirë në zona të tjera në vend”, deklaron Ibrahimaj.
““DURANA Tech Park”, është teknoparku i parë i cili do të jetë një hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik në Shqipëri, për kompanitë vendase dhe ndërkombëtare të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa:

Zero tituj dhe shumë mllef, Bayern mbyll një sezon të dështuar, nis “gjuetia” për trajnerin e ri

10 Maj, 2024 09:04

Bayern Munich

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Ky ishte një sezon i nisur keq dhe i mbyllur me dramë, jashtë çdo objektivi, zero tituj dhe shumë mllef, por tani në shtëpinë e Bayern Munich është koha për të përpiluar të ardhmen. Fakt është që Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern në fund të sezonit, por mbetet ende e paqartë se kush do të jetë pasuesi i tij.

Në mënyrë befasuese, këtë periudhë, që kur Tuchel dhe Bayern njoftuan ndërprerjen e bashkëpunimit, kanë qenë të shumtë emrat që kanë refuzuar stolin e Bayern, duke nisur nga Xabi Alonso për të vijuar me Nagelsmann dhe Ralf Rangncik.

I gjendur përballë një situatë të paprecedentë, drejtori i Bayern, Max Eberl, ka kthyer vështrimin te një njohje e vjetër e klubit, Hansi Flick. Flick u largua nga Bayern për të marrë drejtimin e përfaqësueses gjermane, më pas u largua nga stoli i “pancerave” dhe që nga ajo ditë është i papunë.

Sipas mediave gjermane: Flick është për momentin kandidati favorit, ndërsa në ditët në vijim palët pritet të takohen për të vendosur zyrtarisht kontaktet e para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Pa jetë brenda makinës/ U ekzekutua mbrëmë në Athinë, del foto e Roan Brahimit

10 Maj, 2024 08:58

Capture

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Kanë dalë pamje nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku i vrarë mbeti Roan Brahimi ndërsa u plagos bashkëshortja e tij Katerina Beqo.

Në fotot e publikuara nga mediat greke, duket makina ndaj të cilës u qëllua me plumba, ndërsa trupi i viktimës është ende brenda saj.

  • foto galeri

Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në atentatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. “Në Shënjestër” në News 24, zbuloi në dhjetor të vitit 2022 se policia ka ushtruar kontroll në banesën e Brahimit alias Sidorel Prendi, në fshatin Pllanë të Lezhës.

Në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti. Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022. Por pse grupi hetues po investohej kaq shumë në emrin e Roan Brahimit, si një nga personat më të mundshëm të dyshuar për atentatin ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij tashmë të ndjerë, Klisman Preçit. Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan. Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar.

Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare. E gjitha kjo. për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”. Por a është ky motivi i vërtetë i atentatit ndaj Ylli Brahjas, mbrëmjen e 22 korrikut 2022, në qendër të Milotit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Do të ndihmojnë në rezistencën ndaj Rusisë, Gjermania: Aleatët do t’i dërgojnë Ukrainës tre sisteme HIMARS

10 Maj, 2024 08:20

Capture

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Tre sisteme të tjera raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, të njohura si HIMARS, do t’i dërgohen Ukrainës nga aleatët e saj perëndimorë, tha të enjten ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius.

“Ato vijnë nga stoqet e Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe do të paguhen nga ne”, tha Pistorius pas një takimi me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, në Uashington.

HIMARS është një raketahedhës i vendosur në kamion, i cili mund shkrep raketa të shumëfishta përnjëherë.

Raketat me të cilat furnizohet Ukraina kanë një shtrirje prej 80 kilometrash.
Njoftimi i ministrit gjerman erdhi në të njëjtën ditë kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij mund t’i ndalojë forcat ruse të përparojnë në lindje, nëse aleatët i rrisin furnizimet me armë.

Rusia ka shënuar fitore të vogla territoriale, por të qëndrueshme, në lindje të Ukrainës, që nga fillimi i këtij viti.

“Ne po bëjmë presion maksimal mbi partnerët tanë për t’i shtuar dërgesat e armëve”, tha Zelensky të enjten.

“Nëse ato rriten, ne do të jemi në gjendje t’i ndalojmë [forcat ruse] në lindje”, shtoi ai.

Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Prej atëherë, Perëndimi e ka ndihmuar vazhdimisht me armatim, ndërsa kundër Rusisë ka miratuar disa runde sanksionesh./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa:

Eurovizion/ Mijëra demonstrues në Malmo kundërshtojnë pjesëmarrjen e Izraelit

10 Maj, 2024 08:19

Whatsapp Image 2024 05 09 At 18.13.13

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Mijëra persona marshuan sot të qetë nëpër rrugët e Malmos, në Suedi, për të protestuar kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision 2024, disa orë para hyrjes së vendit në garë.

”Unë jam një fanse e Eurovisionit dhe më thyhet zemra të mos e shoh, por po e bojkotoj”, shpjegon një suedeze 30-vjeçare, e cila nuk dëshiron të japë emrin e saj.

“Nuk mund të argëtohem duke e ditur se Izraeli po merr pjesë, kur të gjithë këta fëmijë po vdesin. Mendoj se është e padrejtë”, thekson ajo.

Pjesëmarrja e Izraelit në konkursin evropian të këngës, finalja e të cilit do të mbahet të shtunën në Malmo, është kontestuar për shkak të luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, me disa peticione në të gjithë Evropën që bëjnë thirrje për përjashtimin e tij.

Në fund të marsit, kandidatët nga nëntë vende, duke përfshirë Nemo të Zvicrës, një nga favoritët, bënë thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm.

Kandidati izraelit, Eden Golan, duhet të marrë pjesë sot në mbrëmje me këngën ”Uraganin”, në gjysmëfinalen e dytë.

“Nuk është e drejtë. Sipas mendimit tim, nëse mund ta përjashtojnë Rusinë, pse nuk mund ta bëjnë këtë për Izraelin”, pyet Marwo Mustafa, një demonstruese e re rreth të njëzetave.

Në vitin 2022, kompanitë ruse të transmetimit u përjashtuan nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili mbikëqyr konkurrencën, në vazhdën e luftës në Ukrainë.

Duke u nisur nga sheshi kryesor i Malmos, demonstruesit, më shumë se 5 000, marshuan në arterien kryesore të qytetit duke valëvitur flamujt palestinezë.

Në pankarta lexohej “Çlironi Palestinën”, “EUR legjitimon gjenocidin” ose “Nuk mund ta lajmë kolonializmin rozë”.

Aktivistja e klimës Greta Thunberg, e njohur për pozicionet e saj pro palestineze, ishte në procesion, së bashku me shumë familje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa:

Rama në 12 maj në Athinë, thirrje për bashkatdhetarët: Kalojeni me ne këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë

10 Maj, 2024 08:16

Capture

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Kryeministri Edi Rama në 12 maj do të jetë në Athinë ku do të zhvillojë një takim me bashkatdhetarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ftuar se shqiptarët të marrin pjesë në takim.

Kreu i qeverisë ka publikuar edhe adresën se ku do të mbahet takimi.

Postimi:

MIRËMËNGJES
dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa:

Analiza/ Sa të rëndësishme janë armët e SHBA-së për Izraelin?

10 Maj, 2024 07:57

Izraeli

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Shtetet e Bashkuara janë furnizueset më të mëdha të Izraelit me armë. Ato e kanë ndihmuar atë të ndërtojë një nga ushtritë më të sofistikuara në botë. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm (SIPRI), SHBA-ja ka përbërë 69% të importeve të Izraelit me armë kryesore konvencionale në periudhën 2019-2023.

Izraeli merr, gjithashtu, 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake vjetore nga SHBA-ja, në bazë të një marrëveshjeje 10-vjeçare, e cila synon t’i garantojë atij “përparësi ushtarake cilësore” ndaj vendeve fqinje. Por, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi këtë javë aleatin e tij se SHBA-ja do t’i ndalojë furnizimet me disa armë, nëse ai nis operacion të madh tokësor në qytetin Rafah të Gazës. Izraeli beson se ky qytet është bastion i Hamasit – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – i cili ka sulmuar tokën e tij, në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz.

Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Gazë, e cila vazhdon ende, janë vrarë afro 35.000 njerëz, sipas autoriteteve në enklavë. Zyrtarët amerikanë druajnë se operacioni i Izraelit në Rafah – ku popullsia është shtuar me refugjatë nga pjesë të tjera të Gazës – mund të çojë në numër të madh të viktimave civile. “Ne nuk do ta furnizojmë [Izraelin] me armë dhe predha artilerie [nëse pushton Rafahun]”, tha Biden në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, e cila u transmetua të mërkurën. Në ditët pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, Biden ka thënë se SHBA-ja “do t’i japë ndihmë shtesë ushtarake” Izraelit.

Por, që nga ajo kohë, vetëm dy shitje ushtarake të SHBA-së në Izrael janë bërë publike – njëra prej 14.000 municionesh për tanke, me vlerë 106 milionë dollarë, dhe tjetra me predha artilerie, me vlerë 147 milionë dollarë. Mediat amerikane raportojnë se administrata Biden ka bërë heshturazi edhe së paku 100 shitje të tjera ushtarake në Izrael, por vlera e tyre ka qenë nën shumën që do të kërkonte të njoftohej Kongresi. Ato thuhet se kanë përfshirë mijëra municione precize, bomba me diametër të vogël, armë të vogla e të tjera.

Pavarësisht kësaj, raporti i SIPRI-t thotë se vëllimi i përgjithshëm i importeve ushtarake të Izraelit nga SHBA-ja në vitin 2023, ka qenë pothuajse i njëjtë me atë të vitit 2022. Këtë javë, Shtetet e Bashkuara e pezulluan një dërgesë armësh në Izrael, me bomba të rënda, të cilat ushtria izraelite i përdor në fushatën e saj të sulmeve në Gazë. Sipas zyrtarëve amerikanë, Uashingtoni ndaloi dërgesën që përbëhej nga 1.800 bomba prej 907 kilogramësh dhe 1.700 bombave më të lehta.

Vendimi u mor për shkak të shqetësimeve për ndikimin që do të mund të kishin ato në “mjediset e dendura urbane”, tha një zyrtar amerikan duke folur në kushte anonimiteti, raporton Reuters. Sipas tij, presidenti amerikan ishte i përfshirë në këtë vendimmarrje. Në intervistën dhënë CNN-it, Biden e konfirmoi ndalimin e kësaj dërgese. “Civilë në Gazë janë vrarë si pasojë e këtyre bombave”, tha ai kur u pyet për bombat prej 907 kg, të dërguara në Izrael. Izraeli mohon se i ka në shënjestër civilët palestinezë, duke thënë se interes i tij i është vetëm ta asgjësojë Hamasin.

Bomba prej 907 kg kanë ndikim në një zonë të gjerë. Sipas Kombeve të Bashkuara, “presioni nga shpërthimi mund t’i çajë mushkëritë, t’i shpërthejë zgavrat e sinusit dhe t’i këpusë gjymtyrët e njerëzve edhe qindra metra larg vendit të shpërthimit”. Pas paralajmërimit të fundit të Bidenit, se nuk do t’i dërgojë armë dhe predha artilerie Izraelit nëse pushton Rafahun, kryeministri izraelit tha se “asnjë presion nuk do ta ndalojë Izraelin të mbrohet”. “Tetëdhjetë vjet më parë, në Holokaust, populli hebre ishte plotësisht i pambrojtur kundër atyre që deshën shkatërrimin tonë. Asnjë komb nuk na erdhi në ndihmë. Sot, ne përsëri përballemi me armiq që duan shkatërrimin tonë”, tha Netanyahu. “Hamasi e do Bidenin”, shkroi në X ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Dyshime për bashkëpunim me një universitet kinez të lidhur me Pekinin, Komisioni i Kongresit heton “Georgia Tech”

10 Maj, 2024 07:44

Kongresi

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Një komision i Kongresit amerikan për Kinën i ka kërkuar universitetit “Georgia Institute of Technology”, i njohur në fushën kërkimore, që të ofrojë detaje të bashkëpunimit me një universitet kinez që përballet me kufizime të vëna nga qeveria amerikane për shkak të lidhjeve të supozuara me ushtrinë kineze. Universiteti amerikan njihet shkurtimisht si Georgia Tech. Universiteti “Georgia Institute of Technology” bashkëpunoi me Universitetin Tianjin të Kinës në fushën e teknologjive të avancuara pavarësisht lidhjeve të dokumentuara me ushtrinë kineze, thuhet në një letër drejtuar presidentit të universitetit amerikan, Angel Cabrera, nga kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Kinën, ligjvënësi republikan John Moolenaar.

Por shkencëtari i universitetit amerikan që udhëhoqi projektin në fjalë i mbrojti kërkimet, duke thënë se të gjitha rezultatet ishin publike. Ai tha se projekti kishte kaluar përmes shqyrtimeve ligjore dhe se vetëm një pjesë e vogël e financimit ishte nga instituti kërkimor (GTRI) që sponsorizohet nga Pentagoni. Letra e së enjtes vuri në dukje se në vitin 2020, Universiteti Tianjin dhe filiale të tjera ishin shtuar në listën e kufizimeve të eksportit të Departamentit të Tregtisë për veprime që bien ndesh me sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, përfshirë vjedhjen e sekreteve tregtare dhe bashkëpunimin kërkimor për të avancuar ushtrinë kineze.

“Ndërsa Georgia Tech e ka të ndaluar të eksportojë teknologji të ndjeshme në Universitetin Tianjin, për shkak të kufizimeve të vëna nga qeveria amerikane, ajo ka bashkëpunuar me Universitetin Tianjin dhe të paktën një entitet tjetër të lidhur me ushtrinë kineze për zhvillimin e teknologjive të ndjeshme”, tha zoti Moolenaar. Qendra kërkimore e Universitetit Tianjin është e lidhur me një kompani, degët e së cilës furnizojnë ushtrinë kineze, thuhet në letër.

Universiteti Georgia Tech tha në një deklaratë për shtypin në muajin janar se hulumtuesit e saj në Atlanta dhe në Qendrën Ndërkombëtare Tianjin për Nanogrimcat dhe Nanosistemet kishin krijuar gjysmëpërçuesin e parë funksional në botë të përbërë nga nanomateriali, grafinë, çka mund të çojë në përparime të dukshme në fushën e elektronikës dhe veprime të shpejta kompjuterike.

Mes një rivaliteti të theksuar gjeopolitik dhe shkencor, Shtetet e Bashkuara dhe Kina e vlerësojnë si strategjike industrinë e gjysmëpërçuesve, me përdorime civile dhe ushtarake, përfshirë kompjuterat kuantikë dhe sistemet e avancuara të armëve. Një zëdhënëse nga “Georgia Tech” tha se e mirëpret hetimin e Kongresit, por se GTRI “nuk ka bashkëpunim, partneritet kërkimor dhe nuk ofron ndonjë financim për Universitetin Tianjin”. Instituti GTRI, Qendra Ndërkombëtare Tianjin për Nanogrimcat dhe Nanosistemet, dhe ambasada e Kinës në Uashington nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të agjencisë së lajmeve Reuters për koment.

Letra shënon një nga veprimet e para që ligjvënësi Moolenaar ka ndërmarrë që kur mori postin e komisionit dypartiak në muajin prill. Letra nuk është nënshkruar nga asnjë anëtar demokrat i komisionit. Gjatë mandatit të Presidentit Biden, Departamenti i Drejtësisë i dha fund një programi të periudhës së Presidentit Trump, të quajtur Nisma për Kinën, që synonte të luftonte spiunazhin kinez dhe vjedhjen e pronës intelektuale. Kritikët thonë se nisma vuri në objektiv amerikanët aziatikë dhe zbuti përpjekjet për kërkime shkencore. Megjithatë, agjencitë amerikane dhe Kongresi e kanë rritur kontrollin lidhur me ndikimin e Kinës dhe metodave të përdorura nga Pekini për të anashkaluar kontrollin e eksporteve dhe ligjeve të tjera të sigurisë kombëtare./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Fundi i frikshëm/ Refuzoi të dilte nga Lamborghini i vjedhur, arratisja e ‘çmendur’ nga policia i merr jetën 51-vjeçarit

10 Maj, 2024 07:42

Aksidenti

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Tragjik ishte fundi i një 51-vjeçari nga Los Anxhelosi, i cili teksa ndiqej nga policia, pasi rezultoi se Lamborghini 250,000 dollarë me të cilin ai udhëtonte, ishte i vjedhur.

Videoja e publikuar nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit tregon momentin kur oficerët ndaluan 51-vjeçarin Elliot Duggan mëngjesin e 6 prillit. Kur oficeri që kontrolloi letrat e 51-vjeçarit zbuloi se Lamborghini Huracán ishte vjedhur dhe se Dugan kishte urdhra të pazgjidhura për arrestimin e tij, ai i kërkoi të dilte nga automjeti, gjë që u refuzua nga shoferi, i cili shtypi pedalen e gazit dhe u largua.

Në të njëjtën video, 51-vjeçari mund të shihet duke arritur shpejtësinë 180 km/h përpara se ndjekja të përfundonte ndërsa Lamborghini u përplas në një argjinaturë me forcë të mjaftueshme për ta këputur atë në dysh. Trupi i pajetë i 51-vjeçarit u gjet disa metra larg mjetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
©