Blog

Berisha thirrje Ramës: Anulo vizitën në Greqi! Diaspora të zbarkojë në Tiranë në një betejë për qeveri teknike

08 Maj, 2024 20:53

48565381 C598 46f6 917b Ee517de14e4e

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi kreut të qeverisë, Edi Rama që të anulojë vizitën në Greqi e paralajmëruar për më 12 maj.

Në fjalën e përnatshme para mbështetësve nga shtëpia e tij, Berisha ftoi diasporën në një betejë për qeveri teknike.

Pjesë nga fjala: 

Edi Rama, beteja është me ty mbi të gjitha.
Beteja jonë është e pathyeshme.
Beteja jonë ka të bëjë me ekzistencën e këtij kombi që ti po e shfaros me vjedhjet, plaçkitjet që po i bën çdo ditë.
Çfarë u thua ti nënave dhe motrave shqiptare që u kë përzënë adoleshentët, fëmijët e tyre, më shumë se lufta civile në çdo vend tjetër përveç Sirisë?
Ç’përgjigje ke o famëzi që shkretove kombin me gjëmat tua?
Çfarë fytyre ke ti të shkosh të takosh shqiptarët që i ke përzënë nga Shqipëria?
Ç’moral ke ti të takosh ata që u ke shndërruar dheun në dhe të ndaluar me vjedhjet tuaja.
Shkon me mbjellë sherre për t’ua prishur edhe atë ekuilibër që kanë krijuar.
Anulo vizitën dhe mos shqetëso diasporën, mos shqetëso emigracionin se ti për ta ti je një pushtues i Shqipërisë.
Ti zëvendësove shtetin me narkoshtetin.
Ti Edi Rama i mbylle dyert e Europës Shqipërisë dhe i detyrove shqiptarët të marrin malet për të arritur në kontinentin e amshuar.
Ti nuk ke gojë, ti duhet të lash gojën 100 herë kur të përmendësh emrin diasporë dhe emigracion.
Mos harro se ata janë atje sot se vendi i tyre, parajsë e Zotit nga burimet, është shndërruar në tokë të ndaluar.
Se pasuritë e vendit të tyre i ke shndërruar në një mallkim për shqiptarët nga një bekim i Zotit që janë ato.
Atëherë, dil thuaju pak çfarë do ti, çfarë i kujton ata si deputetët dhe ministrat e tua?
Ata po jetojnë me djersën e mallit, po sigurojnë kafshatën e gojës dhe ti shkon tani t’u dërdëllisësh.

Mendon se do paraqitesh si patriot, po ty të dinë të gjithë, ti je një antishqiptar që më shumë se ç’të ka thënë publicisti i njohur gjerman, ti je Pashiqi i Tiranës.
Ndaj dhe ftoj diasporën, ftoj emigracionin, të gjithë në Tiranë në betejë për çlirimin e kryeqytetit.
Në betejë për qeverinë teknike.
Në betejë për fitoren e opozitës.
Në betejë për shtetin ligjor.
Për të drejtat njerëzore.
Për trefishimin e rrogave.
Për Shqipërinë drejt Europës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Barazim “i ëmbël”, Fiorentina në finalen e Conference League për herë të dytë radhazi (VIDEO)

08 Maj, 2024 20:44

Foor

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Fiorentina është kualifikuar për në finalen e Conference League për herë të dytë radhazi. Ekipi violë fitoi 3-2 në ndeshjen e parë, ndërsa sonte në Belgjikë i mjaftoi një barazim 1-1 ndaj Club Brugge.

Brugge realizoi i pari në minutën e 20-të me Vanaken, pas një asisti të Thiagos. Fiore ushtroi presion dhe gjeti golin e barazimit me Beltran, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Fiorentina shkon kështu në finale, aty ku do të përballet me fituesin e Olympiacos-Aston Villa.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Dhunoi nënën në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

08 Maj, 2024 20:32

Policia Serbe1

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Një 36-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi në rrjetet sociale u publikuan pamje duke dhunuar nënën e tij. Policia e Tiranës sqaroi se shtetasi G.K, ishte nën masën e arrestit në shtëpi për të njëjtën akuzë, por tani është arrestuar duke iu rënduar vepra penale.

Njoftimi:

Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se: Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

“Shqipëria ishte një Kore e Veriut në Europë”, Rama nga Gjermania: Prioritet integrimi në BE, të bëjmë detyrat e shtëpisë

08 Maj, 2024 20:29

Whatsapp Image 2024 05 08 At 19.55.15

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, i cili u zhvillua në Aachen të Gjermanisë.

Nga atje Rama foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, i cili sipas tij është një prioritet për të cilin vendi do duhet të realizojë “detyrat e shtëpisë”.

“Ishim një Kore e Veriut në mes të Europës për shumë e shumë vite. Në të njëjtën kohë u bëmë i vetmi vend që pas rënies së komunizmit nuk kishte një parti komuniste dhe ende nuk e kemi një. As parti komuniste dhe as diçka të ngjashme me të. Izolimi ynë tejet i dhimbshëm na bëri që të jemi ai vend që sot të jetë vendi më pro europian në Europë. Për ne të jesh pjesë e BE është aq thelbësore sa ishte për etërit themelues që nisën të ndërtonin BE.

Të jesh pjesë e BE për në është të jesh pjesë e një bashkësie paqeje. Në shumë realitete BE konsiderohet si bankomat, për ne nuk është kështu. S’ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me një parametër paqeje të mbështetur në vlera. Parametër sigurie mbështetur në vlera. Nuk e di se ca ndodhë me BE në vitet që vijnë, por është e sigurt se edhe nëse BE zhduket, Shqipëria do vazhdojë përpjekjet për të qenë pjesë e BE”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Çelet ekspozita për “shkelësit e kufirit” gjatë komunizmit, Sula: Kodi Penal ndryshoi, vrasjet vazhduan

Fatmira Nikolli  |   08 Maj, 2024 20:27

Te Arratisurit E Komunizmit

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

13 mijë e 600 shqiptarë janë arratisur nga Shqipëria në vitët 1944-1990 sipas të dhënave të mbledhura në dokumentet ish Sigurimit të shtetit. Një ekspozitë të çelur për ata që shkelnin kufirin, kujton detyrimet e shtetit për të gjetur eshtrat e atyre që u vranë në kufi dhe nuk kanë varr .

Ndërsa Europa kremtonte fitoren ndaj nazizmit, në 8 maj të vitit 1990, Presidiumi i Kuvendit Popullor, miratoi ndryshime në kodin penal, sipas të cilit kalimi i kufijve nuk përbënte tradhëti ndaj Atdheut.
“Pas ndryshimeve të Kodit Penal, Ministria e Brendshme nuk lëshoi asnjë urdhër për ndalimin e hapjes së zjarrit, por kërkoi zbatim në kushte të reja të rregullave të mëparshme. Vrasjet në kufi vazhduan.

Janë 13 mijë e 600 persona që sipas dokumenteve të Sigurimit janë arratisur nga Shqipëria nga 1944 deri në 1990 pa llogaritur ata që ikën me ambasadat apo me anijet. Këta janë pa rënë sistemi akoma. Ka ikje nga Gjirokastra, Saranda, Korça, Kukësi, Vlora, Dibra, Tropoja, Tirana, Erseka, Pogradeci, e Puka”, tha Gentiana Sula, kryetare e AIDSSH.

Deklaratat e kryetares së Autoritetit të Dosjeve u bënë në çeljen e ekspozitës me dokumente mbi “Shkelësit e kufirit” në Jug të vendit, ndërsa u bë me dije se në Ersekë do të ngrihet një memorial për ata që u vranë në përpjekje për t’u arratisur dhe nismën për shtegun e lirisë në kujtim të tyre. Një prej të arratisurve nga vendi, Ethem Fezollari, ndau historinë e tij.

“Unë jam arratisur bashkë me familjen. Jam pjesëtar i familjes me 16 veta që u arratisëm nga liqeni i Pogradecit me një mushama të improvizuar me dërrasa që u bë si varkë.Ne morëm përsipër të iknim. Ishte më e ëmbël vkekja se të jetoje në kushtet e tmerrit”, tha Fezollari.

Dhjetra shqiptarë janë vrarë gajët diktaturës ndërsa përpiqeshin të arratiseshin. Në të shumtën e rasteve trupat e tyre janë varrosur në vende të panjohura dhe familjet ende i kërkojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Muçi i lumtur: Realizova gol të rëndësishëm, fitore për tifozët e Besiktas

08 Maj, 2024 20:27

Ernest Muci Besiktas 1708939406 130303

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi u shpreh i lumtur pas golit të shënuar në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë me Besiktas.

“Ndeshje shumë e rëndësishme, jemi të lumtur që fituam. Zhvilluam një ndeshje të madhe për të shpëtuar sezonin. E dinim që tifozët e donin me çdo kusht këtë fitore, dhe ne ia dolëm për ta.

Treguam karakter, ndërkohë që tifozët na motivuan me mbështetjen e tyre. Shënova një gol të rëndësishëm, arritëm një fitore të rëndësishme. Jemi të gjithë shumë të lumtur”.

Mund të them se jam përshtatur mjaft mirë me skuadrën dhe shokët. Të gjithë djemtë janë miqësorë. Më i miri është Miloti, ai është shoku im. Po argëtohemi, kalojmë shumë bukur me njëri-tjetrin” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Europa- Majtas Jo Djathtas

Aladin Stafa  |   08 Maj, 2024 20:18

Whatsapp Image 2024 05 08 At 20.08.17

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Sot bota duket më e trazuar se kurrë më parë. Politika me ndodhitë në mes, brenda dhe jashtë, kanë marrë gjithë vëmendjen në pritje të vendimeve që do të ndryshojnë me patjetër rrjedhën e ngjarjeve. Ndoshta dhe vetë fatin e Europës.

Po cfarë po ndodh? Përse sot Europa duket të jetë kaq në zgrip? Përse edhe njëherë ajo që prej Luftës së Dytë Botërore vë në dyshim vlerat humane të saj?

Europa, kontinenti më i vjetër, më i lakmuar, ai që i vlejti në përmasa të pashembullta njerëzimit dhe botës po has dekadat e fundit vështirësi ekonomike, politike dhe territoriale duke vënë në pikëpyetje edhe vetë forcën e epërme të saj.

E ashtu si në teoritë matematikore ku cdo problem pret nevojën e një zgjidhjeje, pyetja që na lind është a do të jetë Europa e mundur për t‘i kaluar këto pengesa? Këto hije mosbesimi?

A do të mundet ajo të tejkalojë ikjen prej dëshirës nga motivimi për t‘u ringritur sërish në nivelet e viteve ‘80-‘90, atëherë kur ëndrrat ishin shumë pranë jetës sesa realiteti i sotëm?

Sot ne duhet ta pranojmë, që evropianët nuk lexohen më qartë në sytë e tyre, të dyshimtë dhe mosbesues. Që prej mesit të viteve 2000 ata jetuan një krizë financiare që i tronditi duke paralajmëruar se kohët e industrializimit me fuqi punëtore të kënaqur po mbaronin. Agonia i priu shumë shpejt sidomos pas periudhës së pandemisë. Ekonomia e vogël ra ndjeshëm dhe financat boshatisën xhepat e tyre. Cfarë ndodhi më pas ishin një zinxhir ngjarjesh që shoqëruan krizën të fitonte terren. Cilat ishin ato?

Të huajt

Dobësia e shtetit përballë individit në vendet e Lindjes dhe pamundësia për t’u përballur me një fuqi të re por të frustuar emigrantësh për shkak të mungesës së të drejtave në vendet e tyre, zbuluan para Europës një problem të ri. Krejtësisht të panjohur dhe jo aq mirë menaxhueshëm. Është fakt që multi-kulturalizmi dhe diversiteti fetar prej ardhjeve të të huajve drejt perëndimit e c‘balancoi jo pak shoqërinë në qytetet europiane duke prekur traditën dhe vlerat konservatore të saj. Lufta kish mbaruar prej gati 8 dekadash. Por konfliktet kishin qëndruar aty. Të mbuluara me hoje bletësh që zienin në koshere në një botë padrejtësisht të ndarë më dysh duke u rindezur sërish që pas rënies së perdes së hekurt. Ai i fundit?

Konflikti

Lufta që po zhvillohet prej më shumë se dy vitesh në Ukrainë është një tjetër sulm i rëndë i një paqeje solemne të ashtuquajtur kështu, vendosur prej dekadash prej disa burrave të mencur me mjekër të trashë që do të vazhdojnë t’i mungojnë Europës edhe për shumë gjatë.

E nën këtë tablo të trazuar të kontinentit duket se ka jo pak shqetësim emocional për europianin, emigrantin apo dhe të huajin që përpiqet të gjejë identitetin e vet në morinë e një burokracie të lodhshme drejt këtyre destinacioneve.

Politika, kjo fjalë që sot kudo nuk lë një shije të mirë mbetet kali i vetëm i betejës. E duam apo jo, është ajo që nëpërmjet së cilës duhet të zgjedhim për të cliruar fatet e kontinentit tonë në dorë. Në dekadën e fundit forcat e majta kanë qenë ato që mbizotëruan kryesisht sallonet burokratike të klubit. Politikat e jashtme lehtësuese në cështjen e emigrimit dhe politikat e forta të brendshme sociale dhe mbështetëse joshën qindra- mijra të huaj nga Lindja dhe jo vetëm.

Por a kemi sot ne një mbingopje të këtyre parimeve?

Në prag të zgjedhjeve europiane që do të mbahen më 6 – 9 qershor të këtij viti, një frymë e djathtë radikale dhe konservative duket se po ngjitet lart në poll-et e konfirmuara prej parlamentit evropian. Në të ashtuquajturin grup të G -6 ku përfshihen Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda janë rritur kuotat për një rotacion politik. Dhe europianët të lodhur tashmë, duket se këtë herë i besojnë më shumë të djathtës, forcave konservatore duke shpresuar në reduktimin e prurjeve prej emigrimit megjithëse shihet krejtësisht si një luftë e humbur. Duke besuar më fort tek patriotizmi dhe përhapja e vlerave dhe traditave kombëtare ata mundohen të gjejnë besimin tek e ardhmja e tyre dhe e fëmijëve gjithashtu, një brez tashmë duhet thënë se pranon të jetë i demotivuar prej qëllimeve të bukura të jetës.

Natyrisht që për ne, qytetarët që vijmë nga vendet në zhvillim ky është një lajm jo i mirë. Ëndrra mbi perëndimin nuk është ajo që kishim pritur ndërsa mundësitë për një të ardhme më të mirë fillojnë të paragjykohen duke pritur që cdo gjë të kalojë përmes zyrave të ashpra burokratike dhe snobuese të këtyre vendeve.

Ndaj dhe sot jam i sigurt se baballarët themelues të Europës si Adenauer, Schuman apo dhe De Gasperi po t’i ndiqnin këto zhvillime me siguri do të tmerroheshin prej suksesit së disa prej antagonistëve më të egër të integrimit evropian si Geert Wilders apo Marine Le Pan.

Por për fat të keq kjo është Europa sot. Pa ëndrrën e bukur të saj. Kopshtet me lule molle apo liqenet me ujë të pijshëm.

Sot në Europë dilemat janë të shumta por frika më e madhe mbetet një dhe e vetme; a do të ketë një bashkëpunim mes konservatorëve dhe partive të qendrës së djathtë për ta udhëhequr kontinentin ?

Parashikimet dhe kurioziteti për të ardhmen e saj ka arritur majat dhe askush nuk ka forcën të japë një përgjigje përfundimtare. Cila do të jetë e ardhmja e Europës pas këtyre zgjedhjeve ?

Këtë herë timoni do të shkojë djathtas apo do të vazhdojë rrugën që ka nisur ? Në të vërtetë nga cila anë do të rrahë zemra e saj ?
Një gjë është e sigurt, loja po luhet në Gjashtshen e Brendshme të unionit. Përballja e presionit mes tyre është konsideruar gjithmonë jetike për të kontrolluar pulsin e Brukselit.

E megjithatë përtej show-t politik dhe burokracisë së ashpër të sistemit të saj të integrimit, Europa, princesha e bukur që në kohët e lashta vetë Zeusin e magjepsi me hiret e saj, duket se ka nevojë më shumë se kurrë për zemrën, mendjen por mbi të gjitha për punën, kapitalin e pavdekshëm të Marksit, për t’u ringritur sërish aty ku i takon.

Në qendrën e botës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Mbytja e Alma Arrizin në Bunë me tre fëmijët/ Bashkëshorti pjesë e grupeve kriminale? “Në Shënjestër” zbardh dëshminë e nënës për përfshirjen në ekzekutimin e Endri Mustafës

08 Maj, 2024 20:15

800 0 636132333e41e

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka trajtuar mbrëmjen e sotme ngjarjen tragjike në Shkodër, ku një nënë u mbyt në ujërat e lumit bashkë me tre fëmijët e saj.

Pjesë nga dokumentari:

Por a kishte frikë Alma të denonconte bashkëshortin e saj dhe pse nuk e bëri një gjë të tillë kurrë? Përse nuk u adresua ajo në policinë e Shkodrës për ndihmë apo në një organizatë jo qeveritare? Apo druhej nga fakti që bashkëshorti dhe vëllai i tij ishin të lidhur me kultivimin e bimëve narkotike në zonë dhe me policinë e rrethit dhe kallëzimi i saj do të binte në vesh të shurdhër. Vetë motra e Alma Arrazit në një dalje televizive për një nga mediat në Tiranë, ka treguar detaje rrëqethëse mbi muajt e fundit të jetës së saj bashkëshortore, ku thotë se Alma dhe fëmijët kishin arritur deri aty sa nuk kishin bukë për të ngrënë në shtëpi. Kjo pasi Ergdysi, paratë që kishte i shpenzonte me të dashurën disa vite më të re.

“Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. Nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka dhe darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës dhe fëmijëve të motrës time”, rrëfen motra e Almës. Por sa të vërteta janë këto akuza apo pretendime mbi keqtrajtimin që kunati i saj i bënte motrës, kjo mbetet pjesë e një hetimi të thelluar.

Ku tashmë Ergdys Arrazi është lënë në masën e arrestit me burg nga Gjykata e Shkodrës në akuzën për ‘Shkaktim të vetëvrasjes’ që në rastin më maksimal vlerësohet në një dënim prej 7 vitesh heqje lirie. Prokuroria do të duhet të shikojë edhe për rrethana të tjera që kanë lidhje me ngjarjen. E cila duhet thënë se zhvillohet edhe më së shumti gjatë kohës që në banesën e përbashkët kthehet nga burgimi, Edison Arrazi, vëllai i Ergdys Arrazit. Një pistë e cila mund të përjashtohet, por që nuk mund të lihet asesi jashtë vëmendjes edhe për shkak të rekordeve kriminale që mbartin me vete dy vëllezërit.

Dhe sidomos pyetjes cila është e shkuara e 31-vjeçarit, Ergdys Arrazi, babait dhe bashkëshorti i cili sot mbahet i ndaluar në masën e sigurimit me burg për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të tyre? Cilat janë ngjarjet ku ai është përfshirë? Emri i Ergdys Arrazit për herë të parë, u bë i  njohur për opinionin publik në vitin 2021. Në atë kohë, vëllai i tij Edison Arrazi, u ndalua nga Policia e Shkodrës, si i lidhur me vrasjen në këtë qytet të Endri Mustafës. Viktima ishte një fajdexhi i njohur, i cili u gjet i vrarë në zonën e Livadheve më datë 17 Maj 2021, vetëm pak metra larg banesës së tij, i ekzekutuar me një plumb në kokë, dhe dy të tjerë në trup. 32-vjeçari, babai i tre fëmijëve, fillimisht ishte raportuar i zhdukur në polici nga bashkëshortja e tij.

Ku familja Mustafa, ndryshe nga hetimet e prokurorisë, që zbuluan si urdhërues të vrasjes Ibrahim Licin, dhe si ekzekutues Ergys Maljan, hodhi akuza të forta ndaj vëllezërve Arrazi dhe midis tyre edhe Ergdysit, të cilët sipas tyre ishin vrasësit e vërtetë të njeriut të tyre, të paguar nga Astmer Bilali, një tjetër i fortë në Shkodër.

Këtij versioni, nëna e viktimës, në këtë rast Endri Mustafës, i qëndroi edhe në vazhdim, ku tha se bashkë me Ergys Maljan, në ekzekutim kishin marrë pjesë edhe vëllezërit Edison dhe Ergdys Arrazi. “Ajo që mund të them është se autorët e vrasjes së djalit tim, Endri Mustafa, përveç Ergys Maljas, i cili e ka nxjerrë në pritë, janë edhe Edison Arrazi i njohur si ‘Coli’ dhe vëllai i tij Ergdys Arrazi, të cilët ekzekutimin e kanë kryer me urdhër të shtetasit Astmer Bilali. Kjo pasi Ergys Malja ka patur shumë hyrje-dalje tek familja Bilali, e cila jeton shumë pranë tyre”, ka dëshmuar Fahrije Alija.

Nëna e Endri Mustafës tha më tej se djali i saj kishte shumë shoqëri me vëllezërit Edison dhe Ergdys Arrazi, të cilët ishin edhe njohje e Astmer Bilalit, që njihet si një person i rrezikshëm në Kiras. Por nëna e Endri Mustafës, nuk dha ndonjë mendim të qenësishëm pse ajo mendonte që vrasësi i të birit ishte Astmer Bilali, dhe jo Ibrahim Lici, siç tregoi për hetuesit, Ergys Malja.

“Endri ka punuar që 18 vjeç dhe është munduar gjithmonë të bëjë mirë për familjen dhe shoqërinë. Së fundmi, ai merrej me fajde dhe u jepte para borxh njerëzve dhe kështu siguronte të ardhura. Ai ka patur shumë shokë dhe njohje, si vëllezërit Edison dhe Ergdys Arrazi. Në dijeninë time, ai nuk ka patur konflikt me njeri. Me Ergys Maljan, nuk ka patur ndonjë afrimitet, pasi ai ka qenë sa gjysma e moshës së tij”, thotë ajo.  Grupi hetues, pyeti si person që mund të kishte dijeni për ngjarjen edhe shtetasin Edison Arrazi, i cili akuzohej direkt nga nëna e Endri Mustafës, si vrasës i të birit. Por ai mohoi që të kishte lidhje me ngjarjen, duke nxjerrë alibi faktin që atë mbrëmje kishte qenë në banesën e tij.

“Shtetasi Edison Arrazi, që akuzohet nga shtetasja Fahrije Alija, se ka qenë ai që shoqëruar djalin e saj Endri Mustafa ditën e ngjarjes për në zonën e Livadheve, si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e tij, për llogari të shtetasit Astmer Bilali, i ka mohuar këto akuza. Ai sqaron se nuk e njeh shtetasin Ergys Malja, si dhe natën e ngjarjes, pas orës 22:00, ai ka qenë në shtëpinë e tij. Dhe se me Endri Mustafën ka patur njohje rreth 6 muaj përpara ngjarjes, kur Endri ka blerë një tokë në zonën e Bypass-it, pranë një sipërfaqeje së tij të tokës. Duke qenë se në tokën e tij ka patur të hedhura inerte, në biseda e sipër, Endri i ka kërkuar t’i hidhte inerte edhe në tokën e tij, për ta ngritur në nivelin e rrugës. Pra, njohja dhe lidhja e tij me Endrin, ka qenë kryesisht kur ai shkonte tek toka”, thuhet në dosjen hetimore.

Të njëjtin qëndrim me vëllain e tij, mbajti edhe Ergdys Arrazi, i cili jashtë Gjykatës së Shkodrës, tha se vëllai i tij Edisoni, natën kur Endri Mustafa mendohet se është ekzekutuar ka qenë në banesë.  Ndërsa droga që thuhet se iu gjet atij në banesë, sipas Ergdysit në fakt u gjet magazinë që është larg banesës së tyre. “Vëllai im nuk ka lidhje me atë vrasje, as me drogën që policia thotë se ka gjetur. Atë natë ai ka qenë në banesë dhe nuk ka lëvizur që aty”, thotë Ergdys Arrazi. Vetëm disa kohë pasi u ndalua nga policia Edison Arrazi u cilësua nga drejtësia i pastër në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës. Por ai vuajti dënimin në Burgun e Fushë-Krujës, për sasinë e drogës së gjetur në banesës gjatë kontrollit.

Ndërkohë që grupi hetues krijoi besimin e arsyeshëm se organizator dhe vrasës i Endri Mustafës, ishte Ibrahim Lici, i cili thuhet se pati si bashkëpunëtor në këtë vrasje, Ergys Maljan, kjo e konfirmuar sipas grupit hetues edhe nga provat biologjike të gjetura në vendngjarje. Por për t’iu kthyer ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së Almës dhe tre fëmijëve të saj, a mund të mbyllet këtu kjo histori pa një hetim të thelluar. Një klithmë për ndihmë ku shoqëria ka rolin e vetë të munguar. Ku mësuesit nuk bëjnë rolin e tyre në shkolla. Ku psikologët  nuk janë të aftë të kuptojnë problematikat që sjell një fëmijë nga familja e tyre. Ku roli i shërbimit social është i padukshëm. Apo ku policia mbështet të fortët dhe roli I tyre në terren është ekzistent. A do jetë rasti i Almës dhe tri fëmijëve të saj, momenti kur si shoqëri do të duhet të ndalemi dhe ti bëjmë pyetje vetes, ku po shkojmë? Sepse akti i Almës nuk ishte një ndëshkim për bashkëshortin e saj, por edhe për një shoqëri që nuk denjoi të dëgjojë klithmën e saj për ndihmën. Dhe këtu ndoshta duhet të ndihemi të gjithë fajtorë nga i pari te i fundit. Dhe të mos fusim kokën në rërë si struci, port të mendojmë për krizën e thellë të amoralitetit ku kemi hyrë si shoqëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

De Rossi mesazh Romës: Asnjëherë nuk i dihet, mund të kalojmë Leverkusen

08 Maj, 2024 20:13

De Rossi Daniele

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Trajneri i Romës, De Rossi doli në konferencë në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Europa League ndaj Leverkusen.

“Nuk do të bëjmë asnjë vlerësim për të dielën, kjo ndeshje është e rëndësishme për ne dhe nuk mund ta nënvlerësojmë. Mendoj se skuadra dhe stafi i Bayer-it janë të përqendruar mirë për ta përballuar mirë ndeshjen dhe nuk do të mendojnë se ka mbaruar gjithçka” -Tha De Rossi.

Diçka u tha edhe nga portieri i Romës, Svillar.

“Falë trajnerit kam patur mundësi të tregoj veten. Jam i lumtur për këtë, unë nuk mendoj vetëm për paraqitje individuale, duam të fitojmë si ekip.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Hakerë pro rusë shënjestrojnë faqen e internetit të Melonit

08 Maj, 2024 20:12

Thumbs B C B9536ab89a14dd0370189f1fd448514f 1

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Një grup i njohur i hakerëve pro rusë kanë vënë në shënjestër faqen e internetit të kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA raportoi se sulmet kibernetike nga grupi NoName057 (16) shënjestruan gjithashtu faqet e internetit të ministrive të Ekonomisë dhe të infrastrukturës si dhe të Policisë Financiare.

Media italiane tha se Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike ka njoftuar autoritetet përkatëse për këtë çështje dhe po punon për t’iu përballur efekteve të sulmeve duke shtuar se sulmet kibernetike nuk kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha.

NoName057 (16) është një grup hakerësh pro rusë që u deklarua për herë të parë në mars të vitit 2022.

Deri më tani, grupi ka marrë përgjegjësinë për sulmet të shumta kibernetike ndaj agjencive qeveritare të Ukrainës, SHBA-së dhe vendeve të Evropës, si dhe mediave dhe kompanive private.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa:

A i njihni dallimet mes domateve qershi dhe atyre formë rrushi?

08 Maj, 2024 20:10

Domate5

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

ë dyja këto lloje janë një familje domatesh karakterizohen nga një formë e vogël e ngjashme me atë të qershive apo rrushit, prej të cilave kanë marrë edhe emrin.

Edhe pse duken të njëjta në pamje dhe kanë shije të ngjashme, ka disa dallime të dukshme midis tyre.

AgroWeb.org në këtë artikull shqyrton ndryshimin midis domateve qershi dhe atyre në formë rrushi.

Çfarë janë domatet qershi?
Domatet qershi preferohen nga shefat e kuzhinës për shkak të shijes së tyre të lëngshme dhe të ëmbël.

Ato janë më të ëmbla se domatet e rrushit dhe domatet e mëdha.

Domatet qershi përmbajnë shumë ujë. Për shkak të kësaj, kanë një jetëgjatësi relativisht më të shkurtër, prandaj janë më pak të preferuara nga fermerët. Gjithashtu ato shtypen me lehtësi pasi kanë një lëkurë më të hollë.

Vijnë në një larmi ngjyrash, nga të verdha, në portokalli dhe të kuqe.

Ashtu si domatet e tjera, janë të pasura me likopen, një lëndë ushqyese e njohur me vetitë kundër kancerit.

Posedojnë gjithashtu vitaminë A dhe C, të cilat njihen për një sërë përfitimesh shëndetësore si një shikim i mirë, forcimi i sistemit imunitar, përmirësimi i shëndetit të zemrës dhe të lëkurës.

Çfarë janë domatet në formë rrushi?
Këto domate kanë një formë të zgjatur dhe janë të vogla në përmasa.

Ato paketohen dhe transportohen lehtë për shkak të fortësisë së tyre, prandaj dhe fermerët i prodhojnë në sasi të mëdha.

Për shkak të përmbajtjes së vogël të ujit dhe lëkurës së trashë, ato rrojnë gjatë. Prandaj nuk është çudi që këto lloj domatesh të vogla të gjenden në markete gjatë gjithë vitit.

Këto domate kanë gjithashtu likopen, vitaminë C dhe A.

Domatet në formë rrushi, ndryshe nga homologët e qershisë, janë të disponueshme vetëm në ngjyrë të kuqe.

Dallimet kryesore midis tyre

Domatet në formë rrushi janë më të trasha dhe kanë një jetëgjatësi të gjatë. Si rezultat, fermerët preferojnë t’i kultivojnë ato sepse janë edhe më të lehta për t’u transportuar.

Domatet qershi janë më të holla dhe kanë një jetëgjatësi të shkurtër. Nuk është e lehtë për t’i transportuar dhe mund të dëmtohen me lehtësi.

Domatet qershi kanë më shumë përmbajtje uji dhe janë më të ëmbla, prandaj pëdoren në më shumë receta. Nga ana tjetër domatet në formë rrushi kanë një strukturë më të fortë dhe janë më pak të ëmbla.

Të dyja domatet mund të përdoren për të zëvendësuar njëra-tjetrën.

Të dyja kanë likopen, vitaminë A dhe C.

Domatet qershi gjenden në ngjyrë në të verdhë, portokalli dhe të kuqe, ndërsa domatet në formë rrushi janë në dispozicion vetëm në ngjyrë të kuqe.

Domatet qershi janë më të mëdha se domatet në formën e rrushit.

Të dyja mund të konsumohen të papërpunuara ose të përfshihen në receta./AgroWeb.org

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa:

Numri dy i VMRO-DPMNE: Partia shqiptare BDI do të shkojë në opozitë

08 Maj, 2024 20:09

Muc

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski akuzoi BDI-në për siç u shpreh ai tentim për krizë shtetërore, megjithatë sipas tij dështoi skenari i kësaj partie.

Mucunski madje u shpreh i prerë se BDI-ja shkon në opozitë. “BDI-ja dëshiron krizë dhe përmes bojkotit të zgjedhjeve presidenciale deshi ta realizoj këtë. Mirë është që BDI-ja humbi dyfish. Qytetarët u bashkuan dhe votuan për të kthyer kontrollin që nuk e kishim. Zgjedhjet kaluan në atmosferë të mirë, megjithatë kishte disa parregullsi. Disa funksionar të partive qeveritare kanë shkelur ligjin”, deklaroi Timço Mucunski, VMRO-DPMNE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
©