Putin tha se komentet e kryeministrit britanik, David Cameronit, për pozicionin e Rusisë për referendumin Brexit, nuk kanë bazë dhe ishte manifestim i kulturës së ulët politike, raportojnë mediat ruse.

Putin bëri me dije se Rusia nuk ka ndërhyrë, nuk po ndërhyn dhe nuk do të ndërhyjë.

Ai ka shtuar se largimi i Britanisë nga BE-ja do të ketë konsekuenca pozitive për ekonominë globale dhe për ekonominë e Rusisë.

Por, Putin parasheh pasoja negative për bursat në gjithë botën gjatë një të ardhme të afërt. Këto deklarata presidenti rus i ka dhënë gjatë një konference me gazetarë në në Tashkent të Uzbekistanit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: