Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

CAS lë në fuqi vendimin e UEFA-s, ja kush e drejton sot Atletico-n në finalen kundër Marseille

15264773933590

Irritimi me fjalët jo të duhura ndaj gjyqtarit në sfidën e parë gjysmëfinale kundër Arsenal i ka hequr përfundimisht mundësinë Diego Simeone-s të drejtojë Atletico-n sonte në finalen kundër Marseille-s.

UEFA dha vendimin disa javë më parë duke e dënuar argjentinasin me 4 ndeshje pezullim, 1 e shleu në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Arsenal. Por për Atletico-n kishte shpresë që Siemone të drejtonte skuadrën në finale pasi çështjen e kishte çuar në CAS.

Sot është shprehur Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë e cila ka lënë në fuqi vendimin, duke i hequr përfundimisht mundësinë Siemone-s të drejtojë nga stoli Atletico-n.

Si rrjedhojë German Burgos do të japë direktivat në fushën e gjelbër për të mposhtur Marseille-n në këtë finale të “Europa League”.

(e.k/BalkanWeb)