Zhgënjen Atletico Madrid. Alaves mundi 2-0 madrilenët dhe mori tre pikë shumë të rëndësishme, ndoshta vendimtare për mbijetesën. Vendosin golat e Benavidez dhe Rioja, në një sfidë tejet të luftuar.

Për Los Colchoneros është humbja e nëntë në kampionat, ndërsa tashmë pas eliminimit nga Champions League, për ekipin e Simeones rrezikohet edhe vendi i katërt, pasi Bilbao është vetëm tre pikë larg.

Në ndeshjet e tjera të La Liga, barazim 1-1 mes Getafes dhe Sociedad, ndërsa Villareal kaloi 1-2 Almerian.

(VIDEO)
(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: