Policia greke ka zbuluar një bandë shqiptarësh specialistë të vjedhjes së xhepave por ndryshe nga sa jemi mësuar që zakonisht bandat drejtohen nga meshkuj, kësaj radhe bëhet fjalë për një femër.

banda ok

Sipas mediave greke bëhet fjalë për një 36-vjeçare shqiptar të quajtur Romina ose Tonia, ndërsa ortaku i saj në biznes është një 32-vjeçar po shqiptar, i quajtur Alberto.

Rominaaa

Të gjithë anëtarët e bandës i bindeshin urdhrave të Rominës verbërisht që prej vitit 1999, kohë kur ajo ishte 18 vjeçe dhe sapo filloi karrierën e saj duke regjistruar 8 arrestime fillimisht.

banda 44

Nga dosja e çështjes duket se ajo dhe bashkëpunëtorët e saj kërkonin oficerë policie ose zyrtarë të kompanive të sigurisë që patrullonin stacionet Metro, të autobusit dhe në aeroport në Athinë me qëllim që t’i “korruptonin” ata, duke siguruar komoditet dhe siguri më të madhe të lëvizjeve, si dhe arrestimin e rivalëve.

banda e hajduteve

Ajo gjithashtu kujdesej edhe për mbrojtjen ligjore e anëtarëve të bandës që mund të arrestoheshin, duke punësuar dy avokatë.

banda me shqiptare, athine

banda 5

Nga materiali i pasur fotografik i përfshirë në dokumentin e rëndë, një pjesë e të cilit është publikuar nga “Free Press”, mund të shohim mënyrën e organizuar të veprimit të bandës dhe lehtësinë me të cilën janë vjedhur portofolat e qytetarëve grekë dhe vizitorëve të huaj.

Grupi korruptonte policë për të vijuar punën i qetë, duke përdorur terma si ‘vajosje’, ndërsa kostoja ishte 300 dollarë në javë.

banda oki

banda 6

Banda ishte e përbërë nga 31 persona, nga këta 27 ishin shqiptarë. Mediat kanë publikuar pamje të kamerave të sigurisë, ku anëtarë të bandës që sillen sikur nuk njihen me njëri-tjetrin futen dhe përzihen me turmën për të boshatisur xhepat e qytetarëve.

Kjo bandë funksiononte prej 10 vitesh dhe besohet se ka kryer mbi 4 mijë vjedhje, ndërsa janë dokumentuar 700.

Disa prej anëtarëve të bandës janë:
1. Romina Cami allias Fatmira Cami

2. Aleksander Lalaj

3. Armand Manaj nga Fieri

4. Elton Selimi

5. Enkeljon Velaj allias Enea Velaj nga Fieri

6. Amarildo Kostandini

7. Romario Gjoka

8. Gezim Metaj

9. Andrea Profka

10. Voltjan Balla allias Voltjan Shehu

11. Kozma Thanasko

12. Fatri Hodollari

13. Petri Pojani

14. Maringlen Mellaraj

15. Ginka Petrova (bullgare)

16. Elton Malasi nga Tepelena

17. Ermal Malasi nga Tepelena

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb