TIRANE- Në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në “News24”, nuk mungoi as një debat mes analistit Andi Bushati dhe politologut Henri Çili kur gazetari Ylli Rakipi iu kthye deklaratave që ka bërë kryeministri Edi Rama ka bërë kundër Trump.

Deklaratat e Ramës se fitorja e Trump do të ishte rrezik i madh për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane u cilësua nga gazetari Rakipi si amatorizëm në diplomaci ndaj dhe i ftoi panelistët e tij të sqaronin nëse përbën apo jo rrezik fitorja e Trump për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ndërsa Henri Çili tha se të gjithë pak a shumë ndanin të njëjtin qëndrim me Ramën, kryetari i LIBRA-s, Blushi tha se Rama ishte i marrë me qira nga Hillary Clinton kur bëri ato deklarata. Ndërsa Bushati i quajti deklaratat e kryeministrit sharlatanizëm politik.

Çili: Me deklaratën e tij na ka përfaqësuar, se të gjithë ishim kundër

Blushi: Pse nxiton ta thuash kaq shpejt? Unë isha për fitoren e demokracisë në SHBA.

Rakipi: Është më mirë apo më keq?

Çili: Mendoj që na ka përfaqësuar ne të gjithëve këtu

Lubonja: Na lër me mendimet tona, ku i di ti?

Bushati: Ja mbajnë shënim këtë ndaj do ta thotë.
Lubonja: Ka hall mos i mbyllin universitetin?

Çili: Nëse kapesh me universitetin do të them më ke zili

Rakipi: Cili është rreziku i Trump?

Blushi: Kemi përfaqësuesin e vet (Ramës) këtu…

Çili: Unë përfaqësoj veten time

Blushi: Po t’i shkoja shijeve të mia, e thashë edhe në fillim do fitonte Clinton. Edi Rama i hoqi shijen këtyre zgjedhjeve, ai nuk tha se i pëlqen Clinton, por foli me një anglishteje prej servili. Nuk tha e pëlqej Clinoton. Ky shkoi si i marrë me qira në CNN.

Çili: Kush e ka marrë me qira?

Blushi: Tha se është turp i civilizimit, rrezik për emigrantët dhe Kosovën. Kjo nuk është e vërtetë. Trump për Kosovën kishte thënë duhet të ndërhyhet ndoshta për të shmangur masakrën e panevojshme, mund të ndërhyhet me trupa nga toka. Kjo është deklarata kundër Kosovës? Nuk ka qenë pro serb, nuk ka qenë kundër ndërhyrjes. Pra, Rama është qesharak, është marrë me qira nga fushata e kundërshtarit të Trump.

Rakipi: Keni prova?

Çili: Tani që ka humbur Hillary po e thua këtë?

Blushi: Kryeministri i Shqipërisë që ftohet në CNN, është një ftesë e sponsorizuar

Çili: Pra po thua që ka korruptuar CNN?

Blushi: Ishte e sponsorizuar sepse gjetën njeriun me qesharak për ta thënë. Si ka mundësi të ketë çmim kaq të lirë kryeministri shqiptar?

Rakipi: Kemi prova që në 25 vjet të gjithë janë shitur…

Blushi: Pse Donald Trump na fuska në konflikt, Pse?

Çili: Ti je në rivalitet me Ramën ndaj të paragjykoj në ato që thua

Lubonja: Kemi ardhur për Donlad Trump këtu…

Çili: Zoti Ram ka folur si njeri i lire..

Blushi: Vetëm i lirë nuk ka qenë, po të ishte i lirë do thoshte preferoj Clinton

Çili: Rama ishte pjesë e tërësisë së liderëve botëror, si Presidenti i Francës, Hollande

Rakipi: Është kërcënim Trump apo jo?

Çili: Po. I hap rrugë penetrimit të Rusisë në Ballkan dhe mund të na vendosë në rrezik.

Bushati: Unë nuk i kam parë me aq shqetësim deklaratat e para të Ramës. E para edhe si politikan dhe si qytetar dhe si njeri intelektual ka të drejtë të gjykojë ngjarjet që ndodhin në botë dhe të shohë rrezikun që i kanoset vendit.

Bushati: A mund të përbëjë rrezik Donald Trump për Shqipërinë? Ka disa pika në programin e tij që përbëjnë shqetësim. Një nga devizat është “America first”. Mund të ngrinte një pikëpyetje në Shqipëri. Pikëpyetja e dytë është marrëdhënia që Amerika e Trumpit do të mbajë me vendet aleate të NATO-s. Trump ka vënë në pikëpyetje amendamentin 4, që thotë që kur një vend sulmohet, Amerika ndërhyn. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s shqetësohet nga kjo. Ndërsa deklaratat e fundit të Ramës kanë konfirmuar se ai nuk është shtyrë nga këto motive në deklaratat e para. Nuk mund të thuhet që marrëdhëniet me Amerikën rrezikohen me Trump dhe pastaj të thuash pasi fitoi se marrëdhëniet tona do forcohen. Ky është sharlatanizëm politik. E lakmoj Ramën e para 8 muajve e përqesh Ramën e para 2 ditëve.

Lubonja: Unë problemin më të madh që shoh me fitoren e Trumpit nuk e shoh thjesht me Amerikën dhe lidhjen e Shqipërisë me Amerikën, unë e shikoj fitoren e Trumpi me atë që është ardhja e një “bote” tjetër.

Lubonja: Trump është kërcënim i projektit europian. Kjo elitë nuk thotë pse u prish projekti europian, çfarë ka ndodhur po thonë janë ca injorantë që votojnë kundër nesh, erdhi ky ‘gomar’. Lidhur me Ramën mendoj këtë:  mund t’i thoshte me diplomaci ato që donte të thoshte. Ishte i ekzagjeruar ekzibicionizmin e tij. Nuk mund të fliste si De Niro apo si Madonna që tha se nëse ju votoni Hillary Clinton “unë do ju bëj seks oral”.

(ma.ar/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: