I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Leonard Olli, këshilltar i djathtë në bashkinë e Tiranës, i cili njihet si tifoz i Anglisë, komentoi fitoren me vështirësi që “Tre Luanët” morën kundër Tunizisë.

“Jam i zhgënjyer. Anglia vijon të vuajë hijen e madhështisë së saj. Nuk besoj se është çështje talentesh, por besoi te fakti se presioni i federatës angleze bën që ekipi të mos jetë vetvetja.

Në gjykimin tim Anglia e filloi lehtë por e mbylli me shumë vështirësi. Në fund ndodhën ata që ndodhën dhe mezi arritën të merrnin 3 pikët.”

Më tej Olli u shpreh: “Pavarësisht se skema me 3 mbrojtës sot doli fitues unë mendoj se nuk shkon për Anglinë pasi Tunizia i hapi shumë probleme”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb