Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ishte njëri prej atyre që qëndroi brenda mbledhjes me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, ku kërkohet heqja e imunitetit të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Manja ka deklaruar sonte në emisionin “Opinion” se ai dhe kolegët e tij nuk e kanë nxjerrë emrin e dëshmitares, pasi se kanë lexuar dëshminë dhe janë mjaftuar vetëm me pjesën që ka lexuar prokurori.

Ai tha se anëtarët e PS nuk e kanë kërkuar emrin e dëshmitarit, por vetëm pasazhin e dëshmisë ku implikohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb