FIER- Është përkujtuar ditën e sotme në Fier 75-vjetori i aksionit të ushtrisë partizane ndaj pushtuesve italianë, ku sipas dëshmive të kohës, ata i sollën shumë humbje ushtrisë së Musolinit në këtë zonë.

deputetja-ps-te-varri-mehmet-shehut.2jpg

Në lapidarin kushtuar kësaj date historike janë vendosur buqeta me lule nga deputetja e Partisë Socialiste Antoneta Dhima, përfaqësues të Bashkisë Patos dhe drejtues e përfaqësues të organizatave të Veteranëve dhe Familjeve të Dëshmorëve.

deputetja-ps-te-varri-mehmet-shehut

Por ajo çka ka rënë në sy, është fakti se pikërisht në qendër të këtij lapidari ishte vendosur fotografia e ish-kryeministrit komunist, Mehmet Shehu.

“BalkanWeb” ka siguruar pamjet e kësaj ceremonie.

Nuk është hera e parë që fotografitë e diktatorit Hoxha, apo edhe të Mehmet Shehut shfaqen në aktivitete të kësaj natyre.

(BalkanWeb)