Merkato përfundoi dhe zhurma e madhe që u krijua gjatë verës nuk ekziston më. Ivan Perisiç mbeti zikaltër duke mos kaluar në “Premier League” aty ku Manchester United e kërkoi me ngulm. Por ‘martesa’ Inter-Perisiç do të zgjasë më shumë se ç’ishte parashikuar.

Klubi italian ka lajmëruar sot nëpërmjet rrjeteve sociale se ka arritur marrëveshjen me lojtarin kroat për zgjatjen e kontratës. Në postimin e Interit thuhej: FC Internazionale Milano është i lumtur të njoftojë se Ivar Perisiç ka nënshkruar kontratë të re që e mban të lidhur me zikaltërit deri më 30 qershor të 2022!
inter
I lindur në Split më 2 shkurt të 1989, Ivan i është bashkuar Interit nga sezoni 2015-2016. Që nga ajo kohë ai ka bërë 81 paraqitje në “Seria A”, “Kupë” dhe “Europa League”. Ai ka shënuar 20 gola për Interin por historia nuk ka përfunduar këtu…”

Në njoftimin e klubit zikaltër nuk bëhej me dije paga e lojtarit por sipas mediave italiane Perisiç do të përfitojë 4,5 mln euro në sezon.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: