TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë nuk ka arritur as në këtë raund të dytë, që të miratojë lista e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Nën korin e opozitës, që përsëriste thirrjet “Hajdut! Kriminel” duke përplasur duart mbi foltore dhe tavolina, mazhoranca nisi votimin e projektligjeve të rendit të ditës. Me klimën në sallë, ndodhi ajo që pritej në lidhje me listat për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pasi ato u votuan vetëm nga 73 vota të shumicës, duke mos kaluar.

Duhen të paktën 93 vota pro që të miratohen këto dy lista që iu paraqitën Kuvendit.

Sakaq, janë miratuar edhe disa projektligje të tjera të rendit të ditës.

Kujtojmë se seanca e sotme plenare është shoqëruar me tension dhe brohoritje, pasi prej fillimit të seancës, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, dhe kanë bërë zhurmë duke përplasur tavolinat dhe duke thirrur “hajdut dhe kriminelë”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb