Në vijim të denoncimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” në lidhje me ‘të fortin’ e Shijakut, Durim Keçi, që sipas opozitarit është përdorur nga kryeministri Edi Rama për fushatat elektorale, të tjera detaje janë zbuluar nga e kaluara e tij kriminale.

Durim Keçi u arrestua disa ditë më parë në qytetin e Durrësit pasi ishte në kërkim nga Interpoli në Itali, pasi akuzohet për trafik droge. Në fotot e djeshme të bëra publike nga kryedemokrati Basha, dukej Keçi duke marrë pjesë në takimet e Partisë Socialiste, si dhe me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Çfarë shkruajnë mediat italiane
Prestigjozja italiane “La Repubblica” shkruan për Keçin se është një person me rrezikshmëri të lartë i mafies shqiptare. Sipas gazetës italiane, Keçi ka kërcënuar gjyqtarët e çështjes së tij gjatë seancave gjyqësore.

Megjithatë Keci arriti të lirohej nga burgu, por me kushtin që të mos largohej nga qytetin italian i Bolonjas. Por sigurisht ai e kishte thyer këtë rregull pas dy ditësh, dhe askush nuk dinte se ku ndodhej. Nga Bolonja kishte udhëtuar drejt Tiranës me dokumenta të rreme, shkruhet në artikullin e botuar në janar të vitit 2016 në gazetën italiane.

Denoncimi i Bashës
Basha nxorri live në emision foto të Durim Keçit me Blendi Klosi, dhe pjesëmarrjen e tij në takimet e Partisë Socialiste.

Kreu i PD tha se ekzistojnë dhe tabulate telefonatash, ku tha se thuhet: “Sa të jetë Edi Rama kryeministër, nuk ka bir … të eskktradojë Keçin në Itali”.

“Pse nuk është ekstraduar, mund të humbasë rrugës, mund ta çojë në shtëpi e të arratiset, ashtu si Mark Frroku pasi takoi në Pukë Edi Ramën

Në Shijak e Durrës Keçi ka bërë namin, falë tij e mori pushtetin Edi Ramëa dhe Vangjush Dako

Lista e Interpolit kontrollohet nga Rama, ai e vendos se kush do arrestohet dhe jo. Rama nuk i çon në burg, se Rama është bosi i bosëve,” tha Basha.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb