KORCE- Detaje të reja dalin në dritë nga vdekja e 27-vjeçarit sot në paraburgimin e komisariatit të Korçës. Mësohet se prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Enea Ftoit, baba i tre fëmijëve, brenda komisariatit.

“BalkanWeb” bën me dije se është caktuar një prokuror dhe dy oficerë të policisë gjyqësore për të vijuar hetimet dhe kryerjen e veprimeve të ngutshme proceduriale. Pas pretendimeve të familjarëve të viktimës se ai është dhunuar brenda qelisë, prokuroria ka sekuestruar kamerat e ambienteve të Komisariatit dhe dhomave të sigurisë.

Ndërkohë, po merret dëshmia e efektivëve të policisë, që kanë qenë në detyrë gjatë mbrëmjes së të mërkurës dhe mëngjesin e të enjtes. Sakaq, ekspertiza mjeko-ligjore pritet të kryhet nga dy ekspertë, njëri i pavarur dhe një tjetër nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, e cila do të zbulojë shkakun e vdekjes se 27-vjeçarit Enea Ftoi. Ky i fundit ishte në burg për ‘vjedhje me dhunë’, ndërsa kishte 3 ditë që ishte në paraburgim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb