DURRES- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në Romanat të Durrësit, ku zjarri dogji trinjakët 3-vjeçarë. Fëmijët e vegjël ndodheshin vetëm në shtëpi në momentin e ngjarjes, pasi nëna e tyre 30-vjeçare, Migena Konçi, i kishte mbyllur në një dhomë.

Pas kësaj, gruaja së bashku me dy vajzat më të rritura 10 dhe 8 vjeç, kishte shkuar tek nëna e saj.

Por këtu ka ndodhur edhe tragjedia, që ka tronditur mbarë opinionin publik. Trevjeçarët, të mbyllur në dhomë, dyshohet se kanë filluar të luajnë me një shkrepëse, duke shkaktuar zjarr në objektet përreth.

Për pasojë e gjithë dhoma është përfshirë nga flakët, dhe të vetmit që kanë nxituar t’u vijnë në ndihmë fëmijëve që qanin dhe ulërinim, kanë qenë disa banorë aty pranë.

Por ndërhyrja në kohë ka qenë e pamundur, pasi në momentin kur banorët shpërthyen derën, fëmijët kishin ndërruar jetë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb