Nga ARMIR MEHAJ
PUKË- Një zjarr i papritur përfshiu një banesë gjatë mesnatës së kaluar në fshatin Luf të njësisë administrative me të njëjtin emër në Pukë. Flakët të ndihmuara dhe nga erërat kanë përpirë çdo gjë në banesën e familjes Përdeda.

Mëngjesi i ka gjetur 5 anëtarët e familjes së Jak Përdedës nën qiell të hapur ndërsa pasuria e tyre e krijuar ndër vite ka rënë nën zero teksa asgjë nuk ka shpëtuar në banesën rreth 200 metër katrore.
E zonja e shtëpisë Martja dhe bashkëshorti i saj Jaku tregojnë momentet e tmerrit që përjetuan teksa kur ata janë zgjuar gjysma e banesës ishte përfshirë në flakë.

zjarri puke perdeda (7)

“Isha në gjumë kur dëgjova disa krisma. Jam ngritur menjëherë dhe kam hapur derën por menjëherë dhoma u mbush me tym. Kam bërtitur me të madhe për të zgjuar anëtarët e tjerë të familjes dhe as vete nuk di si kemi dalë”, tregon e zonja e shtëpisë Marte Përdeda teksa shton se nga pasuria e tyre nuk ka mbetur asgjë, madje dhe rrobat për t’u veshur i kanë siguruar nga komshinjtë.

Perdeda Puke

Kryefamiljari Jak Përdeda mes dhimbjes thotë se çdo gjë nga pasuria e tij shumëvjeçare u shua brenda një nate. Tashme problemi më i madh për të është të rregullojë të paktën një dhomë për të strehuar familjen e mbetur nën qiell të hapur.

Sipas Shërbimit zjarrfikës të Pukës dhe Policisë, institucione të cilët ngritën një grup të përbashkët hetimor, rezulton se shkak për zjarrin është bërë një shkëndije elektrike e cila u përçua në të gjithë linjen e përcjellësve brenda banesës.

zjarri puke perdeda (9)
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: