SHKUP- Marrëveshja për emrin me Greqinë është kompromis, me të cilin edhe ne edhe miqtë tanë grekë insistojmë gjatë tërë këtyre muajve ta ruajmë atë që e kemi më të rëndësishme. Ne nga ana jonë tentuam dhe arritëm ta ruajmë identitetin dhe të gjitha atributet e popullit të Maqedonisë, ndërsa Greqia tentoi të fitojë distinksion mes Maqedonisë – shtet dhe Maqedonisë – rajonit në Greqi. Ky është thelbi i kësaj marrëveshje, theksoi sot minsitri i Punëve të Brendshme, Nikolla Dimitrov para anëtarëve të Komisionit kuvendor për çështje evropiane.

Dimitrov një orë foli për procesin e zgjidhjes së kontestit me emrin, duke e arsyetuar marrëveshjen e arritur me Greqinë, pothuajse nen pas neni, para anëtarëve të Komisionit kuvendor për çështje evropiane, i cili e miratoi Propozim-ligjin për ratifikim të marrëveshjes për kontestin me emrin me Greqinë.

Në fjalimin e vet, i cili në disa momente pati edhe tone personale për shkak të përfshirjes shumëvjeçare në proces, Dimitrov tha se këto ditë janë historike për Maqedoninë. Teksti i marrëveshjes për të, siç tha, është përgjegjësi dhe patriotizëm dhe trimëri.

Duke folur për nenin thelbësor 1 të Marrëveshjes, ministri i Punëve të Jashtme theksoi se parasheh që emri zyrtar i shtetit të jetë Republika Maqedonia Veriore apo shkurtimisht Maqedonia Veriore.

“A do tëp thotë kjo ndryshim apo do të thotë shtim i përcaktuesit para esencës kryesore të emrit Maqedoni? Veriore është përcaktim gjeografik. Veriore është mbiemër”, tha Dimitrov. Shtetësia do të jetë e Maqedonisë apo qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore. Gjyha zyrtare do të jetë gjuha maqqedonase”, shtoi ai.

Procedura e shkurtuar e Propozim ligjit për ratifikim të marrëveshjes për emrin sipas Dimitrovit është për shkak se të martën mbahet Këshilli për punë të përgjithshme në Luksemburg. “Me rëndësi është të bëjmë gjithçka mundemi që me kohëp ta njoftojmë Greqinë, ajo ta njoftojë Këshillin se nuk ka vërejtje. Është e qartë se edhe përse është flamuri evropian”, tha ministri duke cekur edhe se gjatë nënshkrimit ishin edhe Mogerini dhe Han.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb