TIRANE- Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin deklaroi se krimet gjatë diktaturës komuniste meritojnë njohje të plotë.

Në kuadër të ‘Ditët së kujtesës’ për viktimat e regjimit të diktaturës diplomatja e BE theksoi se këto janë çështje të drejtësisë në tranzicion.

“Krimet gjatë diktaturës meritojnë njohje të plotë. Nuk ka drejtësi pa të vërtetën dhe pa fakte”, pohoi Vlahutin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb